Mbi 250.000 të infektuar me COVID-19 në Rusi, vendi i dytë me më së shumti raste

  • 14 May 2020 - 21:09
 Mbi 250.000 të infektuar me COVID-19 në Rusi, vendi i dytë me më së shumti raste

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi tejkaloi sot shifrën 250 000, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë pas SHBA-së më numrin të më lartë të rasteve, sipas të dhënave krahasuese të përpiluara nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Rusia raportoi një rritje prej 9 974 rastesh krahasuar me një ditë më parë, hera e parë në gati dy javë që numri i rasteve ditore ka qenë më i ulët se 10 000.

Në muajin e kaluar rastet në Rusi u rritën në mënyrë dramatike, nga rreth 2 700 të regjistruara më 1 prill.

Mes një rritjeje të dukshme të shkallës së infeksionit, zyrtarët e lartë po kërkojnë të heqin kufizimet e karantinës që kanë shkatërruar ekonominë.

Aktivitetet e brendshme ekonomike të Rusisë kanë rënë me rreth një të tretën, pas vendosjes së kufizimeve me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, sipas statistikave të qeverisë federale.

(Kosova Sot Online)