Kurti komenton 100-ditëshin e qeverisë së tij: Ishim të pandalshëm

  • 14 May 2020 - 22:59
 Kurti komenton 100-ditëshin e qeverisë së tij: Ishim të pandalshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar 100 ditët e para të qeverisë së tij, ndonëse ishte shkarkuar në ditën e 51’të. Në një postim në Twitter ai thotë se kanë marrë 200 vendime të cilat kanë ndikaur direkt në çkapjen e shtetit.

“Dje shënuam 100 ditë në zyrë. Përkundër një krizë të paprecendentë të shëndetit, një krizë kërcënuese të ekonomisë dhe një krize politike të panevojshme, ne ishim të pandalshëm. Në 100 ditë ne morrëm afër 200 vendime që të lirojmë shtetin e kapur, të luftojmë korrupsionin dhe të ndalojmë humbjet financiare”, tha ai.

‘’Ne zvogëluam një qeveri të madhe, jofunksionale, të shpenzimeve të mëdha, duke kursyer 1.4 milion euro në vit. Ne përgjysmuam pagat për zyrtarët qeveritarë të cilët shumë të larta për një shoqëri ku përafërsisht. 30% jetojnë në varfëri dhe 30% janë të papunë, duke kursyer 1.1 milion euro në vit.’’, shtoi ai.

‘’Kemi kursyer qindra miliona euro duke anuluar kontratat e lobimit, qiradhënies dhe asfaltit, të dizajnuara për të pasuruar individë të fuqishëm dhe kompani të lidhura. Ne kemi përdorur kursime për të ndihmuar punonjës të kujdesit shëndetësor dhe më të rrezikuarit, duke vendosur para shtesë në xhepat e tyre.’’

‘’Ne hartuam një emergjencë. paketë fiskale. për të ndihmuar në bizneset dhe punëtorët duke siguruar lehtësim fiskal, duke paguar një pjesë të pagave të tyre dhe duke shtyrë detyrimet tatimore. Ndërhyrja jonë dhe plani i rimëkëmbjes u vlerësua nga Banka Boterore dhe zyra e BE’së në Kosovë të cilët po na ndihmojnë të lehtësojmë ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga Covid-19’’

‘’Ne filluam një proces verifikimi për gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e nivelit të lartë për të sjellë profesionalizëm dhe paanshmëri dhe besim në gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë.’’

‘’Ne morrëm masa të hershme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe sot, falë ndërhyrjes së hershme, punëtorët e shëndetësisë, policia dhe qytetarët tanë, ne kemi më pak vdekje, më pak raste aktive dhe Kosova është një storie suksesi në menaxhim’’

‘’Përkundër sfidave që qeveria jonë e re u përball, ne nuk u ndalëm dhe nuk do të ndalemi të punojmë për qytetarët tanë. Nesër është dita 102, pastaj 103, 104… deri në zgjedhjet tjera”, përfundoi Kurti.

(Kosova Sot Online)