E thotë Krasniqi: Kjo është zgjidhja për pastrimin e skenës politike nga krimi i organizuar

  • 15 May 2020 - 12:51
E thotë Krasniqi: Kjo është zgjidhja për pastrimin e skenës politike nga krimi i organizuar

“Për këtë arsye edhe u rrëzua Qeveria Kurti, sepse partive dhe grupeve te caktuara të interesit iu këput zinxhiri kriminal dhe zhvatës. Prandaj u bën bashkë të gjithë kundër Albin Kurtit. Një Vetting do ta pastronte jo vetëm skenën politike dhe gjyqësorin, por edhe do të këpuste në rrënjë krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, duke e parë mënyrën e bashkëjetesës së gjatë të politikës me krimin e organizuar në këto 20 vjet të pas luftës, fenomen ky i bartur pastaj edhe në institucionet e larta të shtetit, thekson se pa një pastrim të skenës politike me ligj nuk do të kemi politikë të pastër dhe politikë bërje për shtetin. Krasniqi këtë konstatim e nxjerr duke u bazuar në mungesën e plotë të transparencës së financimit të partive politike, sidomos pjesa e donacioneve, që për vite të tëra as nuk publikohet nga partitë politi8ke e as nuk arrin të hetohet nga institucionet e drejtësisë dhe të financave.

“Partitë politike në Kosovë kurrë s'kanë qenë transparente për shpenzimet e tyre të fushatës. Kjo mos transparencë ngreh dyshime që fushatat e tyre financohen nga sponsore të dyshimtë. Respektivisht nga bizneset kriminale”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Madje ai dyshon se pikërisht për këtë shkak, të lidhjes së partive politike me krimin, ndodhi edhe grushtet ndaj Qeverisë Kurti, Qeveri e cila që në fillim u tregua e vullnetshme që ta ndryshon pozitivisht gjendjen në fushën e sundimit të ligjit, deri në bërjen e ligjit Veting, për çka u frikësuan lidhjet e të korruptuarave dhe u bashkuan për rrëzimin e kësaj Qeverie. “Për këtë arsye edhe u rrëzua Qeveria Kurti, sepse partive dhe grupeve te caktuara të interesit iu këput zinxhiri kriminal dhe zhvatës. Prandaj u bën bashkë të gjithë kundër Albin Kurtit. Një Vetting do ta pastronte jo vetëm skenën politike dhe gjyqësorin, por edhe do të këpuste në rrënjë krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)