“Uji i pishinave vret koronavirusin”- Studimi i ri italian tregon ç’duhet të bëni para se të futeni për të notuar

  • 15 May 2020 - 15:34
“Uji i pishinave vret koronavirusin”- Studimi i ri italian tregon ç’duhet të bëni para se të futeni për të notuar

Pishina, ose më mirë uji brenda saj, vret virusin vdekjeprurës COVID-19. Mediat e huaja kanë publikuar një studim që bën mirë për verën.

Uji i pishinave ka klor dhe siç e shpjegojnë ekspertët, vret mikrobet dhe për këtë arsye i jep fund koronavirusit. Studimi u hartua nga Inail dhe National Institute of Health dhe është një dokument me informacione rreth larjes.

Por duke marrë parasysh që situata po evoluon vazhdimisht, është mirë të nënvizohet se rregullat mund të përditësohen në çdo kohë. Ndër faqet e studimit nënvizohet se notarët nuk do të duhet të veshin maskën e famshme, por kushdo që hyn në ujë do duhet të mbajë një distancë të caktuar nga njerëzit e tjerë, siç është këshilluar e përshtatshme pas shpërthimit të koronavirusit dhe që tashmë jemi mësuar.

Marco Tinelli, specialist i bordit të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive (Simit) tha: “duke respektuar distancën, noti është tashmë i sigurt, virusi në ujë do të vritej menjëherë nga klori. Rregullat theksonin se në pishina notarët do duhet të rrinin 7 metra larg njëri-tjetrit, por edhe një distancë më e vogël mund të aplikohet. Sigurisht që mbipopullimit në pishina si më parë nuk kanë gjasa të ndodhin sërish.”

“Për shembull– shtoi ai – klorifikimi i ujit duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Në respektimin e distancës përdoruesit e pishinave do të duhet të jenë të ndërgjegjshëm vetë. Ata që kanë shenja të infeksionit ose që kanë pasur kontakte me të infektuarit, duhet të qëndrojnë larg pishinave. Mund të ndodhë që, pasi të keni hyrë në qendrat e pishinave, t’i nënshtroheni termosskanerit, të kontrolloni temperaturën e trupit dhe më pas të hyni në pishina”.

Kështu, qetësohuni në pishina, por me kujdesin e duhur. Një rregullore është hartuar nga FIN, Federata Italiane e Notit, e cila gjithashtu u ka rekomanduar menaxherëve të objekteve, që të shfaqin në zona të dukshme rregullore shpjeguese që duhet të ndjekin ata që hyjnë në pishina.

“Në këtë fazë të pasigurt dhe kalimtare – thuhet në studim – do të parashikohet një sistem më kufizues kontrolli higjieno-sanitar sesa rregullat e tanishme. Pishinat italiane janë ambiente që duhet të konsiderohen të sigurta”.

(Kosova Sot Online)