Vjosa Osmani në fshatrat shqiptare të Veriut, ua çon 30 kompjuterë për mësim online

  • 15 May 2020 - 16:03
Vjosa Osmani në fshatrat shqiptare të Veriut, ua çon 30 kompjuterë për mësim online

Kryeparlamenarja Vjosa Osmani ka shkuar sot në disa fshatra në veri të vendit. Atje është takuar me nxënës, e ka dhuruar 30 kompjuterë për fëmijët, në emër të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka dhuruar 30 kompjuterë për nxënësit e tri shkollave në komunat në veri të vendit, për të lehtësuar të procesit të mësimit online gjatë kohës së pandemisë.

Në një njoftim për media, Kuvendi ka bërë të ditur se kryeparlamentarja Osmani ka vizituar të premten fshatrat Zhazhë, Boletin e Kelmend të Zveçanit, Koshtovë e Vllahisë e Bistricë të Komunës së Leposaviqit, si dhe fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Nxënësve të shkollave “Isa Boletini”, “Kadri Bistrica” dhe “Osman Rama” u janë dhuruar 30 kompjuterë “në funksion të lehtësimit të procesit të mësimit online”.

“Osmani qasjen në arsim e ka konsideruar çështje jetike dhe ka thënë se secili nxënës i Kosovës duhet të ketë qasje në mësimin online. Me këtë donacion të Kuvendit të Kosovës prej 30 kompjuterësh, kryetarja Osmani ka thënë se do t’u ndihmojë sadopak nxënësve të kësaj ane t’i qasen mësimit online”, thuhet tutje në njoftim.

“Kjo përveç se ndihmë për nxënësit është edhe tregues se institucioni i shtëpisë përfaqësuese të qytetarëve, pra Kuvendi i Kosovës mendon edhe për banorët e kësaj pjese të Kosovës, duke i mbështetur ata edhe në këtë mënyrë”, është shprehur Osmani.

(Kosova Sot Online)