Donald Trump kërcënon Kinën se mund t’i shkëpus krejt marrëdhëniet, kinezët e quajnë “të çmendur”

  • 15 May 2020 - 16:05
Donald Trump kërcënon Kinën se mund t’i shkëpus krejt marrëdhëniet, kinezët e quajnë “të çmendur”

Janë përshkallëzuar tensionet mes ShBA-ve dhe Kinës, pasi presidenti i të parës ka thënë së fundi që nuk do t’i flas homologut të tij kinez, presidentit XI për shkak të koronavirusit. Kjo në mediat kineze po shihet si “çmenduri”.

Përshkallëzimi i retorikës mes Donald Trumpit dhe Kinës mbi pandeminë e koronavirusit ka rritur shqetësimet se marrëveshja tregtare mes dy vendeve është në rrezik, derisa mediat shtetërore kineze e kanë quajtur “çmenduri” nënkuptimin e Trumpit se ai do të “prishte marrëdhëniet” me Pekinin.

Presidenti i ShBA-ve tha që ishte shumë i zhgënjyer me dështimin e Kinës për ta përmbajtur Covid-10’shin në një intervistë për Fox Business, shkruan Guardian.

Trump tha që pandemia e kishte bërë të mos “kishte interes që të fliste me presidentin kinez Xi Jinping për momentin”.

“Ata kurrë nuk është dashur që ta lejonin një gjë të tillë,” tha Trump. “Unë e bëj një marrëveshje të mirë tregtare (me Kinën) dhe tash them se ajo nuk po më duket njësoj mua. Ngjyra në letër (e marrëveshjes) nuk ishte tharë ende kur na erdhi murtaja (prej Kinës). Dhe kjo (marrëveshje) nuk më duket njësoj më.” – tha Trump.

I pyetur se çfarë masash e kishte për qëllim t’i ndërmerrte kundër Kinës, ai u përgjigj: “Ka shumë gjëra që mund të bëjmë… Mund t’i shkëpusim të gjitha marrëdhëniet.”

“Tash, nëse e bëjmë, çka do të ndodhte? Do t’i shpëtonim 500 miliardë dollarë,” shtoi ai, duke iu referuar shifrës së importeve që shkojnë në ShBA nga Kina.

Mediumi shtetëror kinez “Global Times” iu përgjigj deklaratave të Trumpit me një editorial të titulluar: “Trumpi ka kthyer strategjinë e tij të pakuptimtë elektorale në kërcënim “për shkëputje” me Kinën”

“Trumpi duket i çmendur tash për tash, ose mund të ketë probleme psikologjike,” shkruan një tjetër editorial. 

(Kosova Sot Online)