Një letër nga Princ William, sqaron raportin e tij me Harry-n

  • 15 May 2020 - 16:49
Një letër nga Princ William, sqaron raportin e tij me Harry-n

Duka i Cambridge, William ka shkruar së fundmi një letër të hapur ku nuk ka harruar të përmendë vëllain e tij, Princ Harry. Në mesazhin e ndarë edhe në llogarinë në ‘Instagram’, William ka theksuar se sa mbështetës ka qenë ai dhe Harry në përkthimin e organizatës për të ndihmuar rininë në mes të kohërave të pasigurta.

William e shfrytëzoi këtë hapësirë dhe për të falënderuar stafin me të cilin ka punuar në organizatë, megjithatë ajo që morri vëmendjen ishte raporti i këtij të fundit me Hary-n. Kujtojmë se që prej shkëputjes së Harry-t nga pallati mbretëror, marrëdhënia e dy vëllezërve ka qenë edhe më e komplikuar.

Pavarësisht vendimin të tij, Mbretëresha Elizabeth bëri të ditur se Harry dhe Meghan mund të rikthehen në mbretëri kurdo që ata të duan.

(Kosova Sot Online)