“Edhe PDK do të habitej”: Deputeti i VV-së aksidentalisht ‘zbulon’ që partia e tij “kapi ndërmarrjet publike”

  • 15 May 2020 - 17:10
 “Edhe PDK do të habitej”: Deputeti i VV-së aksidentalisht ‘zbulon’ që partia e tij “kapi ndërmarrjet publike”

Debati i mbrëmshëm ku mysafirë ishin Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ka ngjallur shumë reagime , pasi të dy dhanë shpjegime se si duhej reaguar në kohën e pandemisë, madje edhe nga perspektiva e majtë.

Edhe Ahmeti, kryetar i komunës por edhe Sejdiu, ish nënkryetar komune, përmendën ekonomistin e madh britanik, John Maynard Keynes, i cili propozon që në situata krizash shteti duhet të investojë shuma të mëdha parash në mënyrë që të nxiste aktivitet më të lartë ekonomik.

Ata kritikuan qeverinë, dhe më konkretisht ministrin e Financave dhe Transfereve Bisnik Bislimin, për qasje konservatore në reagimin ekonomik të qeverisë ndaj krizës ekonomike që shkaktuan masat e luftës kundër pandemisë.

Kjo pasi Qeveria Kurti deri tash ka ndarë vetëm 170 milionë euro për punëtorët dhe bizneset e vendit me anë të një Pakoja Emergjente.

Por, një reagim shumë të rëndësishëm për debatin e ka bërë edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani.

Duke u munduar që të sulmonte Dardan Sejdiun, ish deputet i VV-së e më pas PSD-së në Legjislaturën e VI të Kuvendit, dhe ish nënkryetar komune sa ishte në VV, aksidentalisht ka sulmuar edhe partinë në të cilën bën pjesë.

Ai ka akuzuar Dardan Sejdiun se ai ka kapur “ndërmarrjet publike” gjatë kohës si nënkryetar komune, dhe se madje me një gjë të tillë “mund ta habiste edhe PDK-në”.

Si duket, Rrahmani ka harruar që Sejdiu ishte pjesë e Vetëvendosjes gjatë kohës sa kryente detyrën e nënkryetarit të komunës.

Qeverisja e Ahmetit në kryeqytet ishte akuzuar ndër tjerash edhe për punësime partiake, me shumë aktivistë të VV-së të punësuar me kontratë mbi vepër.

Statusi i plotë:

(Kosova Sot Online)