Kërcënon eksperti: Të ndëshkohen me përjashtim nga Kuvendi partitë politike që abuzojnë financat

  • 15 May 2020 - 18:53
Kërcënon eksperti: Të ndëshkohen me përjashtim nga Kuvendi partitë politike që abuzojnë financat

“Është koha e fundit që të rregullohet ligj, të sanksionohet ashpër, që ato parti politike, apo zyrtar të tyre, që nuk i bëjnë publike shpenzimet e e financave në mënyrë të rregullt para qytetarit dhe institucioneve të shtetit, hyrjen dhe daljen e parasë etj, donacionet e të gjitha llojeve prej nga ju vijnë, duhet të ndëshkohen jo vetëm materialisht, por të shihet edhe mundësia ligjore e largimit të tyre nga Kuvendi, nëse janë parti parlamentare dhe abuzojnë me ligjin dhe i fshehin financat, në rastet e tilla duhet të aktivizohet edhe Prokuroria duke pezulluar aktivitetin e tyre politik derisa të përfundojnë hetimet për pasurin e krijuar nga këto parti politike përmes të cilës e kanë zhvilluar fushatën dhe vazhdojnë të mbijetojnë tutje në jetën politike”, thotë eksperti i ekonomisë Dardan Grpaci.

Mungesa e transparencë në financimin e partive politike, sidomos në periudhës elektorale, sigurimit të financave nga donatorët dhe bërja e tyre publike, por vazhdon të jetë një praktikë e cila nuk po eliminohet, dhe nuk po sanksionohet me ligj akoma sa duhet, për ti ndëshkuar sipas ligjit në fuqi dhe detyruar që të japin llogari para qytetarëve për burimet e tyre të financimit. Kjo mungesë e madhe transparence u theksua edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, sado që para votuesve partitë politike dhe kandidatët u zotuan për sundim të ligjit dhe llogaridhënie paraqytetarit. Deri më tani përveç LVV-së parti që e drejton qeverinë në detyrë, asnjë subjekt tjetër politik akoma nuk i ka bërë publike të gjitha shpenzimet e fushatës, përveç raporteve të para të cilat i publikoi KQZ-ja, kurse lista e donatorëve vazhdon të jetë temë tabu për votuesit e tyre. Analisti politik Dardan Grapci kërkon penalizim të të gjitha subjekteve që po veprojnë në këtë mënyrë, kurse donatorët ta ndërpresin mbështetjen e partive politike të cilat abuzojnë me fondet duke mos i bërë publike për qytetarin.

Image
Dardan Grapci

“Me rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, menjëherë pas fillimit të punës sëkoalicionit Qeverisës LVV-LDK, i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, është dashur që të bëhen publike të gjitha format e financimit të partive politike, sidomos donacionet që vijnë kryesisht nga bizneset brenda shtetit dhe nga diaspora. Është mashtrim i madh që ju bëhet qytetarëve duka raportuar shuma simbolike të shpenzimeve, derisa në fushata zgjedhore harxhohen pa kontroll miliona nga ana e partive politike dhe nuk zbardhet prejardhja, prandaj do të duhej vepruar edhe me fuqinë e ligjit, duka ndaluar ligjërisht financimin nga donatorët, përveç financave zyrtare që i siguron shteti”, thotë njohësi i fushës së ekonomisë dhe financave Dardan Grapci.

“Është koha e fundit që të rregullohet ligj, të sanksionohet ashpër, që ato parti politike, apo zyrtar të tyre, që nuk i bëjnë publike shpenzimet e financave në mënyrë të rregullt para qytetarit dhe institucioneve të shtetit, hyrjen dhe daljen e parasë etj, donacionet e të gjitha llojeve prej nga ju vijnë, duhet të ndëshkohen jo vetëm materialisht, por të shihet edhe mundësia ligjore e largimit të tyre nga Kuvendi, nëse janë parti parlamentare dhe abuzojnë me ligjin dhe i fshehin financat, në rastet e tilla duhet të aktivizohet edhe Prokuroria duke pezulluar aktivitetin e tyre politik derisa të përfundojnë hetimet për pasurin e krijuar nga këto parti politike përmes të cilës e kanë zhvilluar fushatën dhe vazhdojnë të mbijetojnë tutje në jetën politike”, thotë Dardan Grpaci.

E kur mungon transparenca, Grapci thotë se edhe donatorët e ndershëm dhe serioz, duhet ta ndërpresin financimin e partive të tilla sepse ashiqare nënkuptohet se janë të lidhura me krimin. “Unë ju bëj apel edhe të gjithë donatorëve që të mos ju ofrojnë mbështetje financiare, donacione subjekteve të tilla politike, për shkak se po shihet vazhdimisht qëparaja që po e dhurojnë atë në mirëbesim po keqpërdoret, prandaj është mirë që donatorët të pushojnë, të rrinë neutral karshi të gjitha partive politike, derisa institucionet që ushtrojnë kontrollin financiar të mos i detyrojnë për ti bërë publike të gjitha burimet e financimit”, thotë analisti i fushës së ekonomisë Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)