Ekspertët ngrenë alarmin: Maskat e fytyrës gjatë verës janë të rrezikshme për shëndetin

  • 15 May 2020 - 20:33
 Ekspertët ngrenë alarmin: Maskat e fytyrës gjatë verës janë të rrezikshme për shëndetin

Ekspertët mjekësorë kanë bërë thirrje për të pasur një vigjilencë shtesë në lidhje me sëmundjet që shkaktohen nga nxehtësia gjatë verës. Ata shprehen te shqetësuar se vënia e maskave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë sëmundje të shumta siç është vështirësia në frymëmarrje dhe dehidratimi.

“Vendosja e maskave gjatë muajve të nxehtë dhe të lagësht të verës do të jetë një përvojë e re për shumë njerëz”, tha Yasufumi Miyake, kreu i qendrës së shërbimit të avancuar të urgjencës mjekësore në Spitalin Universitar Teikyo të Tokyos.

Maska në verë e vështirëson arritjen e ajrit të freskët në mushkëri dhe muskujt e frymëmarrjes aktivizohen duke rezultuar në gulçim, gjë që rrit temperaturën e brendshme të turpit.

Miyake theksoi se është e rëndësishme që të mbani trupin tuaj të ftohtë në mënyrë që të parandaloni rraskapitjen dhe problemet e tjera që shkaktojnë temperaturat e larta. Ai sugjeron të ndizni kondicionerët, të pini ujë në intervale të rregullta dhe të pushoni sa më shpesh.

Noriyuki Koibuchi, një profesor në Universitetin Gunma, i specializuar në fiziologjinë mjedisore, ka treguar se fytyra ka shumë fije nervore që janë më të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit sesa pjesët e tjera të trupit.

Ai rekomandoi të lehtësimin e sikletit duke freskuar ballin dhe qafën edhe gjatë mbajtjes së një maskë.

“Kur vini maskë, ju merrni frymë më shpesh dhe lodheni, prandaj duhet të shmangni stërvitjet e forta”,  ka thënë Koibuchi.

Në Kinë, të paktën dy nxënës të shkollave të mesme vdiqën muajin e kaluar ndërsa mbanin maska për fytyrën gjatë ushtrimeve fizike. Vdekjet kanë bërë që ekspertët të paralajmërojnë për rreziqet e vendosjes së maskës gjatë ushtrimeve fizike të cilat mund të çojnë në mungesë të oksigjenit.

(Kosova Sot Online)