Haradinaj paralajmëron formimin e shpejtë të Qeverisë Hoti

  • 15 May 2020 - 21:15
 Haradinaj paralajmëron formimin e shpejtë të Qeverisë Hoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po bën thirrje që të respektohet Kushtetuta nga partitë politike. Ndërkohë, shpreh besimin se Qeveria Hoti, në të cilën mund të jetë pjesë e saj, mund të bëhet shpejt.

Haradinaj i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit në verën e vitit 2019, gjatë një vizite në Gjilan, tha se në rast se nuk respektohet Kushtetuta, atëherë do të vështirësohet rruga e vendit.

“Ne duhet të respektojmë Kushtetutën edhe normat kushtetuese ligjore. Përmes këtyre normave bazuar në kushtetutën e vendit kemi qeverinë Kurti. Ajo tash s’e ka besimin e parlamentit, mund të kemi qeverinë Hoti së shpejti, por një ditë do të kemi edhe zgjedhje. Por nëse nuk respektojmë kushtetutën atëherë vështirësojmë rrugën edhe të Kosovës edhe të partive politike”, tha ai.

Ai tha se shpreson se nuk do të ketë, siç u shpreh ai, “teprime” nga askush, por respektim të Kushtetutës.

(Kosova Sot Online)