“Xhandarmëria serbe nuk e shkeli Kosovën”

  • 15 May 2020 - 22:01
 “Xhandarmëria serbe nuk e shkeli Kosovën”

Është vija kufitare mes Kosovës e Serbisë. E këtu gjendet fshati Dumnicë e Epërme e komunës së Podujevës. Këtë të premte këtu gjithçka duket e qetë, por një ditë më parë pranë territorit të këtij fshati u panë forcat e xhandarmërisë serbe.

Pavarësisht kësaj situate, këtu nuk pati ndonjë incident.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe kryetari i fshatit.

Megjithatë Ruzhdi Fazliu thotë që në të kaluarën ka pasur banor që janë arrestuar andej kufirit.

Zonë kufitare me Serbinë është edhe fshati Dumnicë e Poshtme.

E këtu, ndryshe nga fshati fqinj nuk janë parë lëvizje të xhandarmërisë serbe.

Edhe kryetari i këtij fshati Kadri Aliu thekson që asnjëherë nuk kanë pasur probleme me serbët edhe pse afër.

Por ajo çfarë kanë parë banorët këtu janë sirianët.

Kurse kryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari thotë që kjo nuk është hera e parë që Serbia mundohet të provokojë përmes xhandarmërisë zonat afër kufirit.

E Policia e Kosovës kanë pranuar këto shqetësime, porse kanë thënë se nuk kanë shkelur territorin e Kosovës.

Sipas Policisë, kohëve të fundit në këtë zonë janë parë duke patrolluar edhe KFOR-i dhe se cdo gjë është nën kotrollë.

Në anën tjetër një cështje  problematike mes banorëve shqiptar e serb është edhe ajo e prerjes së druve.

(Kosova Sot Online)