Qyteti i Prizrenit i stërmbushur me qytetarë, nuk respektohen rregullat e vetëizolimit

  • 15 May 2020 - 22:39
 Qyteti i Prizrenit i stërmbushur me qytetarë, nuk respektohen rregullat e vetëizolimit

Pavarësisht masave që ka marrë qeveria në detyrë e Kosovës për kufizimin e lirë së lëvizjes, duket se qytetarëve të Prizrenit nuk ju bëhet vonë.

Në një video që ka siguruar media shihet prizrenasit nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë në detyrë.

Në këtë video gjithashtu shihet se qyteti është i stërmbushur nga qytetarët të cilët po frekuentojnë rrugët e qytetit, sikur të mos kishte pandemi.

Vetëm sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 955.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 236 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren”, ka njoftuar IKSHPK.

(Kosova Sot Online)