Akuzon profesor Burjani: Politika e pa përgjegjshme po bënë lojë me krimet e luftës

  • 16 May 2020 - 08:07
Akuzon profesor Burjani: Politika e pa përgjegjshme po bënë lojë me krimet e luftës

“Po të ishte kryer kjo punë atëherë Serbia do të duhej të paditej në gjykatat ndërkombëtare. Janë tepër banale propozimet dhe arsyetimet që po I dëgjojmë tani se është më mirë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke se sa padi ndaj saj .Serbia duhet të paditet për krimet e luftës, nëse jo nga shteti, po mbetet të paditet individualisht nga familjet e viktimave në mënyrë individuale ose me padi kolektive që do ta kishte marr përsipër ta bëjë ndonjë organizatë qeveritare ose jo qeveritare si KMLDNJ apo organizata tjera civile,” thotë Blerim Burjani.

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, ka reaguar me komentet e tij të ashprandaj partive politike, në pushtet dhe në opozitë, për lojën politike që e kanë zhvilluar tash e dy dekada me mos adresimin e duhur të çështjes së krimeve serbë dhe dëmeve të luftës në Kosovë.

Burjani thotë se nuk është i rastësishëm, por i mirë paramenduar dështimi dhe e dokumentimi i drejtë institucional i krimeve të luftës, dhe krejt kjo që është bërë deri më tani, edhe me Institutin për krimet e Luftës në Kosovë, i cili ishte themeluar në mandatin e qeverisjes së PDK-së me Ministër të Drejtësisë Hajredin Kuqi, dhe ishte shuar përsëri, në mandatin e të njëjtit subjekt politik dhe të njëjtit ministër, ka qenë skenar për ta dështuar qëllimisht zgjidhjen e kësaj çështje sa të ndjeshme po aq edhe të dhimbshme për popullin e Kosovës. Ky institucion tani po tentohet të riaktivizohet edhe nga qeveria në detyrë nga Ministrja Drejtësisë. Njoftimin për ri themelimin e këtij institute e ka bërë Ministrja Albulena Haxhiu me anë të një postimi në Facebook-un e saj se duke treguar se e ka nënshkruar një vendim me anë të të cilit formohet një ekip punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas ministres në detyrë, “ky ekip do të bëjë një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe do të identifikojë praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyrojë elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”, ka potencuar Ministrja në detyrë e drejtësisë Albulena Haxhiu.

E profesori i së drejtës Blerim Burjani është i sigurt që institucionet e kapura nga politika e pa përgjegjshme e dështuan qëllimisht këtë temë, për të gjitha këto vite që nuk pati hetim, gjykim dhe kërkimi i llogaridhënie ndaj shtetit kriminal serb, nga politika kosovare. Kjo politikë qe e ka drejtuar shtetin deri më tani, në mënyrë të planifikuar ka pritur kohën e pazareve politike me shtetin serb për ta bërë balancimin e pa drejtë të akuzave për krimet, sikur që e ka propozuar edhe ish UDB-ashi Baton Haxhiu që pikë e marrëveshjes me Serbinë të jetë amnistia për krimet e luftës.

Image
Blerim Burjani

“Sa i përket adresimit të çështjes dokumentimit dhe gjykimit të krimeve të luftës, kjo po shihet se asnjëherë nuk e kanë përfunduar institucionet punën për këtë temë, që ta bëjnë gati dhe të kompletuar lëndën për krimet serbe dhe dëmet. Nuk ka pasur qasje serioze ndaj trajtimit të krimeve, nuk i është dhënë ndonjë prioritet asnjëherë në Kosovë. Për këtë arsye asnjëherë nuk është kryer kjo punë”, thotë profesor Blerim Burjani.

Sikur ti ishte dhënë pasha meritore e trajtimit të krimeve, Burjani thotë se tash edhe Serbia do të gjendej në bankën e të akuzuarve si shtet kriminal, por injorimi i historisë së dhimbshme nga politika kosovare ka bërë që të dalin edhe propozimet eturpshme për ti falur krimet. “Po të ishte kryer kjo punë atëherë Serbia do të duhej të paditej në gjykatat ndërkombëtare. Janë tepër banalepropozimet dhe arsyetimet që po i dëgjojmë tani se është më mirë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke se sa padi ndaj saj .Serbia duhet të paditet për krimet e luftës, nëse jo nga shteti, po mbetet të paditet individualisht nga familjet e viktimave në mënyrë individuale ose me padi kolektive që do ta kishte marr përsipër ta bëjë ndonjë organizatë qeveritare ose jo qeveritare si KMLDNJ apo organizata tjera civile,” thotë Blerim Burjani.

Profesor Burjani thotë se nëse kjo nuk realizohet por amnistohen këto krime nga politike, ky do të ishte turpi i politikës dhe i shtetit.

“Pra nëse kjo nuk ndodhë atëherë është përgjegjësi ekskluzive e politikanë dhe fjalamanëve si këta të VV-së ose të PAN-it apo LDK-së”, thotë profesori i së drejtës Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)