Ministria e Arsimit njofton se ka thelluar bashkëpunimin me amerikanët në fushën e arsimit të lartë

  • 16 May 2020 - 11:15
 Ministria e Arsimit njofton se ka thelluar bashkëpunimin me amerikanët në fushën e arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se shpejt do të ketë një marrëveshje me SHBA’në për bursat Fulbright. Ka thënë se bashkëpunimi Kosovë-SHBA ka shënuar rritje prej se ka marrë pozitën e udhëheqëses së arsimit.

“Jemi në fazë të avancuar me procesin e arritjes së marrëveshjes me ShBA-në për themelimin e Komisionit Kosovë-ShBA për bursat Fulbright. Një arritje e konsiderueshme kjo për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit të lartë”, ka shkruar Bajrami, në një postim në Fb, ka treguar punët që ka bërë prej se ka marrë mandatin.

Bajrami ka treguar se Gjermania ka ndarë 7 milionë euro për arsim profesional e trajnime ndërsa shpejt do të ketë marrëveshje edhe me shtete tjera të BE’së.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për grantin në shumë prej 7 milionë euro për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi. Jemi në proces të finalizimit të memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit me Rep. e Çekisë, Rep. e Hungarisë, Qeverinë e Luksemburgut, ADA-n Austriake, Caritasi-n Zviceran, GIZ-in gjerman, etj”, ka shtuar ajo.

Postimi i plotë i Hykmete Bajramit

Të nderuar qytetarë,

Po e postoj një raport të shkurtër të punëve, aktiviteteve dhe iniciativave të MASHTI-t. Gjatë 100 ditëve jemi përballë me shumë probleme por kemi filluar në mënyrë konstriktive t’i qasemi secilit prej tyre.
Falendënderoj ekipin e mrekullushëm me të cilët punoj, stafin e MASHTI-t, DKA-të në mbarë vendin, mëshimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët kanë bërë një punë të mrekullushme, sidomos në këtë kohë pandemie.

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT

RAPORT PËR PERIUDHËN SHKURT – MAJ 2020

Menjëherë pas pranimit të mandatit, me datë 04 shkurt 2020, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka filluar me implementimin e objektivave në kuadër të programit qeverisës.

MINISTRIA dhe FUNKSIONALIZMI I SAJ
– Jemi duke punuar rreth plotësim-ndryshimit të rregullores për organizim të brendshëm të MAShTI-t me qëllim të rikthimit të funksionalitetit të Ministrisë përmes një organogrami funksional.

– Normalizimi i procesit mësimor në Komunën e Kamenicës, pas reformës për riorganizimin e procesit mësimor në këtë komunë.

– Kemi aprovuar në Qeveri propozim-vendimin për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën shkollore (me 06.02.2020) nga erërat e forta dhe moti i lig në Komunën e Istogut dhe Pejës.

– Kemi ri-alokuar dhe racionalizuar buxhetin për të mundësuar realizimin e prioriteteve e planit qeverisës.

– Kemi rritur buxhetin në kategorinë e bursave

– Kemi rritur nivelin e përgjegjësisë institucionale
PROJEKTET
– Kemi konsoliduar ecurinë e projekteve të mbështetura nga donatorët

– Jemi në fazë të avancuar me procesin e arritjes së marrëveshjes me ShBA-në për themelimin e Komisionit Kosovë-ShBA për bursat Fulbright. Një arritje e konsiderueshme kjo për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit të lartë

– Kemi nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për grantin në shumë prej 7 milionë euro për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi.”

– Jemi në proces të finalizimit të memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit me Rep. e Çekisë, Rep. e Hungarisë, Qeverinë e Luksemburgut, ADA-n Austriake, Caritasi-n Zviceran, GIZ-in gjerman, etj.
AKREDITIMI
– Përzgjedhja e Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Akreditim

– Metodën e vlerësimit të IAL-ve (vlerësim në distancë)
ORGANIZIMI I MËSIMIT NË DISTANCË
– Udhëzime te të gjitha institucionet arsimore për zbatimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.

– Programi i mësimit në distancë është realizuar në përputhje me planprogramet mësimore të Republikës së Kosovës.

o Mësimet për klasën 1-9 në televizionin publik RTK (23 mars 2020)
o Në platformën online: emesimi.rks-gov.net (klasët 1-9) (23 mars 2020)
o Platforma online për edukimin e hershëm (parashkollor): edukimihershem.rks-gov.net (moshat 0-6 vjec) (16 prill 2020)
o Platformën për mësimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta (29 prill 2020).

– Janë përpiluar udhëzues, p.sh. “Udhëzuesi për Vlerësimin e Nxënësve gjatë Mësimit në Distancë.”

– Kemi bërë përpjekje sa i përket pajisjes së fëmijëve (familjeve) që kanë mungesë të pajisjeve elektronike për ndjekjen e mësimit në distance.
Kronologji e veprimeve dhe aktiviteteve rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në distancë
• Me 18 mars 2020, ka filluar xhirimi i video-materialeve për mësimin në distancë;
• Me 23 mars 2020, ka filluar transmetimi i mësimit në distancë në RTK si dhe është lansuar kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube. Fillimisht për klasat 1-5, për lëndët gjuhë amtare dhe matematikë, për t’u zgjeruar brenda një jave edhe për klasat 6-9.
• Me 6 prill, MAShTI filloi transmetimin e përmbajtjes mësimore në distancë me orar të ngjeshur duke përfshirë më shumë se 70% të lëndëve mësimore. Pjesëmarrja e nxënësve është prej më shumë se 90 %.
• Me 16 prill, në bashkëpunim dhe me përkrahje të “UNICEF” dhe “Save the Children”, MAShTI ka lansuar platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”.
• Me 18 prill, janë përfunduar video-xhirimet në shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë ku janë prodhuar 1800 video-njësi mësimore. Aktualisht kemi rreth 1000 njësi mësimore të cilat janë në post-produksion dhe auditim.
• Në fillim të muajit prill, MAShTI filloi prodhimin e video-ligjëratave edhe në gjuhë turke dhe në gjuhën boshnjake, këto xhirime ende po vazhdojnë në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.
• Aktualisht jemi duke i përgatitur video-ligjëratat në gjuhën angleze.
• Kemi përcaktuar Detyrat dhe Përgjegjësitë për Realizimin e Mësimit në Distancë, përmes një udhëzuesi të veçantë të dërguar tek DKA-të me datë 30 mars 2020.
• Më 30 mars 2020, kemi dërguar dokumentin “Udhëzime për Drejtoritë Komunale të Arsimit për Realizimin e Mësimit online për Shkollat e Mesme të Larta (ShML).”
• Më 30 mars 2020 kemi dërguar dokumentin “Udhëzime për Drejtoritë Komunale të Arsimit për Realizimin e Mësimit online për Shkollat e Mesme të Larta Profesionale (ShMLP) dhe Qendrat e Kompetencës.”
• Më 14 prill 2020 kemi nxjerrë dokumentin “Udhëzime për Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Qendrat Burimore për Realizimin e Mësimit në Distancë për Fëmijët/Nxënësit me Nevoja të Veçanta.”
• Më 24 prill 2020 kemi nxjerrë “Udhëzuesin për Vlerësimin e Nxënësve gjatë Mësimit në Distancë.”
• Me 29 prill 2020, në bashkëpunim dhe me mbështetje të “Save the Children” kemi lansuar platformën për mësimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta.
• Është themeluar grupi për ndihmë psikologjike nxënësve gjatë pandemisë dhe izolimit.
• Kemi koordinuar punën me të gjitha DKA-të për organizimin e mësimit në distancë për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale.
• Kemi qenë në kontakt me të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në nivel vendi të cilat kanë dorëzuar rregullisht raporte për mbarëvajtje të mësimit në distancë.
• Kemi bërë përpjekje sa i përket pajisjes së fëmijëve (familjeve) që kanë mungesë të pajisjeve elektronike për ndjekjen e mësimit në distancë ku është ofruar mbështetje e rëndësishme nga dotanorë të ndryshëm sikurse: Elkos Group, Kompania Ecolog, komunat dhe donatorët individualë, Banka Botërore, GIZ-i gjerman, etj.
Punë legjislative dhe aktivitete tjera
ë Është bërë shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ (Nr. 03/2018) për Gjuhët e Huaja në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë i cili ishte aprovuar në mënyrë të kundërligjshme;
ë Është themeluar Grupi Punues për hartimin e Ligjit për Tekste Shkollore;
ë Është formuar Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore;
ë Është formuar Komisioni Shtetëror për Maturën 2020;
ë Është përgatitur Granti Specifik për Arsim;
ë Janë pranuar dorëshkrimet për tekstet e reja shkollore për klasat 3, 8, 12 si dhe për dorëshkrimet të cilat nuk janë vlerësuar pozitivisht nga recensentët nga procesi i vitit të kaluar (2019);
ë Jemi në proces të përzgjedhjes së recensentëve për vlerësimin dorëshkrimeve;
ë Është përfunduar Raporti i Vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit në
Kosovë 2017-2021.

(Kosova Sot Online)