20 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve , për mosrespektim të masave

  • 16 May 2020 - 14:02
20 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve , për mosrespektim të masave

Gjithsej 20 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Pejës, gjithsej 11 persona.

Në Mitrovicë, policia arrestoi 3 persona e në Gjilan 2 të tjerë.

Prishtina, Ferizaji, e Gjakova kishin vetëm nga një të arrestuar.

Image

(Kosova Sot Online)