Zëdhënësi i PDK’së kundër vendosjes së flamurit të LGBTI’së në objektin e Qeverisë

  • 16 May 2020 - 15:48
 Zëdhënësi i PDK’së kundër vendosjes së flamurit të LGBTI’së në objektin e Qeverisë

Partia e Kadri Veselit përmes Zëdhënësit të Partisë ka kundërshtuar vendosjen e flamurit të komunitetit LGBTI në objektin e Qeverisë. Avni Bytyçi ka thënë se një veprim i tillë ishte i panevojshëm.

Qeveria e Kosovës vendosi mbrëmë flamurin e komunitetit LGBTI në objektin e Qeverisë për pak minuta si shenjë respekti për këtë grup shoqëror.

Të dielën shënohet dita e këtij komuniteti ndërsa Qeveria kishte rezistuar fillimisht të mos vendosej një flamur i tillë në objektin qeveritar.

Megjithëkëtë, kundër një veprimi të tillë ka dalë Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi. Ka thënë se një veprim i tillë ishte i panevojshëm.

“Tërësisht e panevojshme kjo praktika e vendosjes së flamurit të komunitetit LQBT+ në objektin e qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se s’është kundër këtij komuniteti por përkrah linjën konservatore të shoqërisë.

“Edhe jo, unë nuk jam homofobik por vetëm konservator!”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)