Kosovari 19-vjeçar aksidentohet në Zvicër, e bën përshesh BMW’në e babës

  • 16 May 2020 - 18:50
 Kosovari 19-vjeçar aksidentohet në Zvicër, e bën përshesh BMW’në e babës

Shoferi i ri, që i ka treguar policisë se vetura ishte e babait të tij, sipas mediave në Zvicër, ka qenë duke vozitur tejet shpejt veturën në momentin kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në një shtyllë të mbikalimit.

Në veturë ishte edhe një pasagjer. Shoferi dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime të lehta, por të dy u desh të trajtoheshin në spital.

Siç shkruan “Blick”, rruga kryesore ishte dashur të mbyllej për më shumë se një orë e gjysmë për shkak të aksidentit.

(Kosova Sot Online)