E thotë eksperti i njohur i sigurisë: A mundë ta përjashtojnë Kosovarët Rusinë nga pjesëmarrja në dialogun me Serbinë për një marrëveshje historike

  • 18 May 2020 - 06:48
E thotë eksperti i njohur i sigurisë: A mundë ta përjashtojnë Kosovarët Rusinë nga pjesëmarrja në dialogun me Serbinë për një marrëveshje  historike

“Paralajmërimi se edhe Rusia do të marre pjesë në bisedimet Kosove-Serbi me të drejtë është pritur me shqetësim nga qytetarët e Kosovës, me shqetësim e pres edhe unë. Ne si Kosovë, por edhe si shqiptar përgjithësisht jemi të pa fuqishëm që të ndalim një diçka të tillë. Si shqiptare jemi të pa fuqishëm për faktin se institucionet edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë janë të ndikuara deri në kontrolle nga strukturat e fshehta serbe si struktura operative të shërbimeve te fshehta ruse. Sikur institucionet tona të mos ishin të kontrolluara nga këto struktura të fshehta, fuqia jonë do të ishte më e madhe, dhe jo kaq lehtë do të paralajmërohej pjesëmarrja e Rusisë në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë analisti i fushës së sigurisë Xhevat Meha.

Image
Xhevat Meha

Në kohën kur është paralajmëruar t’u jepet intensitet veprimeve për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, duket që për të marr pjesë aktive në këtë proces, në mbështetje të interesave të Serbisë, është aktivizuar edhe Rusia. Ky shtet mik i Serbisë ka rikujtuar se pa mbështetjen e tyre një marrëveshje eventuale nuk do të mund të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prishtina zyrtare nuk ka reaguar akoma rreth këtij paralajmërimi, derisa përfshirjen e Moskës e kanë mirëpritur edhe zyrtarë të administratës Trump, të cilët merren me dialogun Kosovë-Serbi. Mirëpo analistët politik nuk e shohin pa rrezik serioz ndërrimin e përbërjes së deritanishme të pjesëmarrësve në këto bisedime, duke siguruar pjesëmarrje edhe për interesat ruse.

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, analisti politik, njohës i zhvillimit të politikave në Ballkan, Daniel Server, i sheh me dyshim paralajmërimet e zyrtarëve të Rusisë se mund të përfshihen në dialog. Sipas tij, rusët janë të interesuar për zgjidhje territoriale, të cilat do t’i përdornin si pretekst për t’i legjitimuar aneksimet e tyre. “Është e qartë se Rusia po kërkon një zgjidhje territoriale që do t’i ndihmojë në justifikimin e aneksimit të Krimesë dhe krijimin e shteteve kukulla në Osetinë e Jugut, Abhazi dhe Transnistri”, ka thënë Server. Ndryshe që tani është paralajmëruar se përfshirja eventuale e Rusisë nuk paraqet problem për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dick Custin, zëdhënës i të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se çdokush që ndihmon me ide për stabilitet, paqe dhe prosperitet në Kosovë e Serbi, është i mirëseardhur.

Mirëpo analisti i fushës së sigurisë Xhevat Meha thekson se janë interesat fundamentale ruse në rajon dhe infiltrimi i strukturave të fshehta serbë në politikën Kosovare, ato që po i hapin rrugë dhe e pranojnë të jetë faktor me ndikim në dialogun me Serbinë edhe Rusinë, shtet mik i përbetuar për Republikën e Serbisë dhe kundër interesave të shqiptarëve në përgjithësi.

“Paralajmërimi se edhe Rusia do të marre pjesë në bisedimet Kosove-Serbi me të drejtë është pritur me shqetësim nga qytetarët e Kosovës, me shqetësim e pres edhe unë. Ne si Kosovë, por edhe si shqiptar përgjithësisht jemi të pa fuqishëm që të ndalim një diçka të tillë. Si shqiptare jemi të pa fuqishëm për faktin se institucionet edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë janë të ndikuara deri në kontrolle nga strukturat e fshehta serbe si struktura operative të shërbimeve te fshehta ruse. Sikur institucionet tona të mos ishin të kontrolluara nga këto struktura të fshehta, fuqia jonë do të ishte më e madhe, dhe jo kaq lehtë do të paralajmërohej pjesëmarrja e Rusisë në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë analisti i fushës së sigurisë Xhevat Meha.

Sido që të jetë, Meha beson akoma në fuqinë dominuese të perëndimit karshi interesave ruse që pretendojnë të shtrihen në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovë, prandaj thotë se duhet të mbështetemi tek ndikimi i miqve ndërkombëtar në këtë proces dialogu, në interes të Kosovës. “Duhet pasur parasysh se pavarësia është mundësuar nga mbështetja e miqve tanë perëndimor. Fuqia e tyre është e madhe dhe mundë të kenë kontroll ndaj ndikimit rus në arritjen eventuale të marrëveshjes. Pjesëmarrja e Rusisë në këto bisedime shpresojmë të kufizohet në pranimin e marrëveshjes së arritur me qëllim të heqjes së vetos në pranimin e Kosovës anëtare të Kombeve të Bashkuara”, thotë Xhevat Meha.

(Kosova Sot Online)