Mustafa përkujton deputetin e LDK’së që vdiq 3 vjet më parë

  • 18 May 2020 - 10:59
Mustafa përkujton deputetin e LDK’së që vdiq 3 vjet më parë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa në tre vjetorin e vdekjes e ka përkujtuar ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikajn.

“Sot, në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtojmë veprimtarin e shquar politik, njeriun e mrekullueshëm, Agim Kikajn.

Agim Kikaj ishte shumë i afërt me njerëzit dhe miqtë e tij. Ai gjithmonë ishte i hareshëm dhe modest duke pasqyruar shpirtin e tij të pastër dhe karakterin e tij të lartë që e kishte.

Agimi ishte miku i jonë, ishte shëmbëlltyrë e njeriut me veti të larta të punës dhe i përkushtuar për popullin e Kosovës.

Ndarja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset shtetformuese të vendit tonë, puna dhe veprimtaria e tij e bëjnë sot të paharrueshëm”, shkruhet në komunikatën e nisur për media.

Në këtë komunikatë, Mustafa ka thënë se Kikaj i ka dhënë Kosovës një veprimtari të pasur dhe ka lënë pas një biografi të jashtëzakonshme.

“Agim Kikaj i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme. Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit, Agim Kikaj!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)