BE-ja mund t’ia japë dritën e gjelbër shitjes së Remdesivirit si trajtim për Covid-19

  • 18 May 2020 - 15:44
 BE-ja mund t’ia japë dritën e gjelbër shitjes së Remdesivirit si trajtim për Covid-19

Kryetari i Agjencisë Mjekësore të Bashkimit Evropian, Guido Rasi, tha se BE-ja mund t’ia japë dritën e gjelbër shitjes së Remdesivirit si trajtim për sëmundjen Covid-19.

“Mund të ndodhë që një autorizim i kushtëzuar për treg mund të lëshohet në ditët e ardhshme”, tha Rasi gjatë një seance të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Një autorizim i tillë e mundëson shitjen e një ilaçi për një vit brenda bllokut me 27 shtete anëtare edhe para se të jentë të gatshme të gjitha të dhënat për efikasitetin dhe efektet anësore të tij, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Agjencia Mjekësore e BE-së tashmë e ka rekomanduar përdorimin e Remdesivirit, veprim që mundëson shpërndarjen e ilaçit te pacientët para se shitja e tij të jetë miratuar zyrtarisht me të gjitha procedurat.

Ky qëndim i agjencisë evropiane erdhi pasi përdorimi i Remdesivirit u autorizua në mënyrë urgjente edhe nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)