Lajçak e zhvillon një telefonatë me Kurtin, tregon çka kanë folur

  • 18 May 2020 - 16:32
 Lajçak e zhvillon një telefonatë me Kurtin, tregon çka kanë folur

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes një shkrimi në Twitter.

Gjatë kësaj bisede përfaqësuesi special i BE’së për dialog tha se me Kurtin kanë diskutuar për shumë çështje në mesin e tyre, luftimin e pandemisë COVID-19, situatën aktuale politike, rifillimin e dialogut si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)