Edi Rama: Nuk jam nga ata që i thonë një herë Isa Mustafës kriminel, e pastaj e thërrasin profesor

  • 18 May 2020 - 22:03
 Edi Rama: Nuk jam nga ata që i thonë një herë Isa Mustafës kriminel, e pastaj e thërrasin profesor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka polemizuar në një emision me analistin Ron Gjinovci. Rama ka akuzuar Gjinovcin se po shpif për rrëzimin e teatrit dhe ka thënë se shoqëria civile është në nivelin më të ulët të mundshëm nëpër studiot shqiptare.

Gjinovci tha se nuk do të qëndrojë në një studio ku përhapet propagandë, ndërsa Rama iu përgjigj se faktet nuk janë propagandë.

Tutje Rama tha se nuk e njeh zëvendëskryeminsitrin në detyrë të Ksovoës, Haki Abazi. Rama u pyet për akuzat e Abazit se Shqipëria ka lënë në duar të oligarkëve dhe rrëzimi i teatrit është shëmbull për këtë.

‘’Kur një zëvendës ministër thotë kso shpifje është nivel shumë i ulët’’

‘’Teoria e këtyre që orientojnë ndërtimin e teatrit të ri nga oligarika tregon nivel e tyre që nuk ka qenë’’, tha ai.

Tutje ai ka thënë se akrrierën e tij politike e ka nisur nga shoqëria civile dhe se nuk ka pasur nevojë të shpifë asnjhëerë.

‘’Unë në jetën time asnjëherë nuk e kam quajtur Sali Berishën vrasës. Nuk e kam quajtur hajdut. Nuk e kam quajtur kriminel’’

‘’Njëherë është Isa Mustafa krimineol pastaj profesor. Njëherë thotë eja ti bëjmë varrin kriminelit, pastaj bëhen bashkë. Mua këso akuza nuk më kan hije. Nuk dua të ndërtoj këso kauza”, shton ai.

(Kosova Sot Online)