Ish diplomati amerikan: SHBA dhe BE të bashkëpunojnë që ta ruajnë integritetin territorial të Kosovës

  • 18 May 2020 - 22:42
Ish diplomati amerikan: SHBA dhe BE të bashkëpunojnë që ta ruajnë integritetin territorial të Kosovës

Ish diplomati amerikan, Nicholas Burns, ka ftuar SHBA-në dhe BE-në që të punojnë bashkë me ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Ai ka thënë se të dyja bashkë duhet ta ndihmojnë Kosovën që të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

“Falënderim për Kryeministrin Albin Kurti për takimin që pati sot me studentët e Harvardit. Kosova është e pavarur. SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkë që ta ruajnë integritetin territorial dhe ta bëjnë atë anëtare të OKB-së në Evropën e lirë dhe demokratike”, është shprehur ai përmes Twitter.

(Kosova Sot Online)