Suspendohet nga puna një prokuror

  • 18 May 2020 - 23:07
 Suspendohet nga puna një prokuror

16 ankesa i kanë ardhur në zyre për gjyqtarët e gjykatës që e drejton. Disa nga to kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka vendosur t’i dërgoj në komision disiplinor.

Megjithatë kreu i Apelit i arsyeton kolegët e tij pasi thotë se ata janë të ngarkuar shumë me shumë lëndë e gabimet mund të rrjedhin jo për shkak të neglizhencës së gjyqtarëve.

Ndërkohë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Cocaj ka thënë se kanë shumë raste që janë duke i trajtuar po pa treguar shifra.

Ndryshe nga KGJK-ja, Këshilli Prokurorial tashmë e ka suspenduar nga puna një prokuror e ndaj të tjerëve janë përdor masa tjera disiplinore.

Por sipas njohësve të fushës së drejtësisë zyrat e disiplinimit në KPK  dhe KGJK deri më tani kanë qenë jo efikase pasi shumë pak gjyqtar e prokuror janë ndëshkuar.

Sipas Palushit, problematike mbete edhe çështja e mos pavarësisë së anëtarëve të paneleve hetimore.

(Kosova Sot Online)