Fotografi e rrallë e Rexhep Selimit me Adem Jasharin

  • 18 May 2020 - 23:24
Fotografi e rrallë e Rexhep Selimit me Adem Jasharin

Dalja e parë e UÇK-së në skenë për shumë kënd mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë më të re të vendit tonë. Njëri ndër protagonistët e kësaj ngjarje është edhe Rexhep Selimi.

Ndonëse ai disa herë ka folur për raportet  e tij të afërta me komandantin legjendar Adem Jashari, media sjell një fotografi të Selimit me të, e cila nuk është parë më parë.

Selimi tashmë shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në një përgjigje, ka treguar shkurt  kohën se kur është shkrepur kjo fotografi.

“Viti 1996-97. Në kullën e Adem Jasharit në Prekaz”, ka treguar Selimi.

(Kosova Sot Online)