Deputeti Uka, i reagon Hykmete Bajramit: Ndërhyrjet politike në UP të marrin fund

  • 19 May 2020 - 12:39
Deputeti Uka, i reagon Hykmete Bajramit: Ndërhyrjet politike në UP të marrin fund

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka kërkuar nga Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajramit që t’i jep fund siç ka thënë ai ndërhyrjeve politike në Universitetin e Prishtinës.

Uka ka shkruar në profilin e tij në Facebook se si përfaqësues i LVV’së në komisioni për Arsimit, ka kërkuar që të diskutohet për emërimin e tre anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues në UP.

“Ndërhyrjet politike në Universitetin e Prishtinës duhet të marrin fund. Bashkë me këtë duhet të marrë fund edhe përfaqësimi i interesave të palëve të treta në UP. Emërimet në UP duhet të jenë meritore dhe këtu nuk ka diskutim. Mbi të gjitha, duhet të ketë dedikim, motivim dhe profesionalizëm të dëshmuar nga ata që vendosen në krye të këtij institucioni. UP-ja është trashëgimi që duhet të ruhet. Çdo përpjekje për ta lënduar nuk duhet dhe nuk mund të kaloj”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)