Apelon drejtori i Shëndetësisë në Pejë: Mos i vizitoni varrezat në ditën e Bajramit, do të marrim masa

  • 19 May 2020 - 15:58
 Apelon drejtori i Shëndetësisë në Pejë: Mos i vizitoni varrezat në ditën e Bajramit, do të marrim masa

74 persona nga Peja janë konfirmuar me COVID019 deri më tani. Nga ta janë shëruar tashmë 42, kanë vdekur 2, ndërkaq 30 persona janë ende duke u përballur me koronavirusin. Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, në një lidhje direkte tha se momentalisht nuk ka raste të dyshuara për COVID-19.

“Në Pejë situata është relativisht e qetë. Pothuajse çdo ditë ka ritestime të personave të infektuar me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme kemi pasur 12 ritestime të cilat kanë rezultuar negative. Në Pejë deri tash i kemi pasur gjithsej 74 raste të konfirmuara me COVID-19, nga ta janë shëruar 42, kanë vdekur 2, ndërkaq aktiv janë edhe 30. Momentalisht nuk ka asnjë rast të dyshuar në komunën tonë”, tha Loci.

Ai shtoi se komuna ka ndërmarrë masa që të mos lejojnë qytetarët të vizitojnë varrezat, me rastin e festës së Bajramit.

“Jemi në përcjellje të gjendjes, vërehet numër më i madh i qytetarëve për shkak të lehtësimit të masave, por jemi të fokusuar që në vendet ku mund të ketë rrezik të marrim masa. Për festën e Bajramit kemi ndërmarrë masa të ndalojmë frekuentimin e varrezave, me qëllim të evitimit të rrezikut do të bëjmë ndalimin e vizitave në varrezat e qytetit të Pejës”, tha Loci

(Kosova Sot Online)