Protestë edhe në Pejë? Aktivistët vendosin shenjat

  • 19 May 2020 - 18:43
 Protestë edhe në Pejë? Aktivistët vendosin shenjat

Në Sheshin e Prishtinës pasditen e 12 majit, ani pse kohë pandemie u pa diçka e pazakontë.

Disa aktivistë kanë bërë parapërgatitjet e tyre për një protestë. Ndërsa të njëjtit mbanin edhe distancën sociale.

Ndërsa, sot edhe Peja ka nisur përgatitjet për protesta.

Disa aktivistë kanë bërë shënjime ne sheshin e qytetit, në rast nevoje për protesta në këtë kohë pandemie. Shënjimet janë bërë për rreth 170 protestues.

Ndryshe, pasditen e sotme në shesh të Prishtinës janë parë edhe disa besimtarë myslimanë të cilët në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, falën Ikindinë duke mbajtur distancë sociale.

(Kosova Sot Online)