“El Pais”: Ekspertët evropianë të shëndetit e nënvlerësuan koronavirusin

  • 19 May 2020 - 18:55
 “El Pais”: Ekspertët evropianë të shëndetit e nënvlerësuan koronavirusin

Ekspertët përgjegjës për këshillimin e Bashkimit Europian për çështjet shëndetësore e nënvlerësuan rrezikun e koronavirusit të ri në një takim të 18 shkurtit, pak para shpërthimit të pandemisë në kontinent, shkruajti sot gazeta “El Pais”.

“Deri në atë çast Europa kishte zbuluar vetëm rreth dyzet raste me koronavirus, shumica e tyre të importuara nga udhëtarë nga Azia. Tri ditë më vonë, një shpërthim i infeksionit u zbulua në Lombardi, në veri të Italisë, e cila prej asaj kohe ka regjistruar më shumë se 32 000 të vdekur”, shkruhet në artikull.

Gjithashtu, mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse është ndjerë rëndë në vendet më të prekura nga pandemia, siç është Spanja, e cila ka më shumë se 27 700 vdekje.

Një ekspert tjetër, Joan Ramon Villalbi, nga Shoqëria spanjolle e Shëndetit Publik dhe Administrimit të Shëndetit, vë në dukje se historia e epidemive të koronavirusit, SRAS dhe MERS nuk kanë sugjeruar të njëjtën përhapje si koronavirusi i ri.

ECDC-ja është veçanërisht përgjegjëse për të siguruar zbulimin e hershëm dhe analizën e kërcënimeve të shfaqura për BE-në, si edhe për të ndihmuar vendet e BE-së për t’u përgatitur për epidemitë.

(Kosova Sot Online)