Suedi me më së shumti vdekje nga koronavirusi për kokë banori në Evropë

  • 19 May 2020 - 19:36
 Suedi me më së shumti vdekje nga koronavirusi për kokë banori në Evropë

Suedia, e cila e ka pasur një strategji më fleksibile për luftimin e koronavirusit krahasuar me shtetet tjera, e ka numrin më të lartë të vdekjeve për kokë banori në Evropë nga COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit, është bërë e ditur nga të dhënat.

Suedia i ka mbajtur hapur shumicën e shkollave, restoraneve dhe bizneseve gjatë pandemisë. Derisa numri i vdekjeve është në rënie, Suedia pati 6.25 vdekje për një milion banorë në ditë për shtatë ditë radhazi, midis 12 dhe 19 majit, sipas Ourëorldinsata.org, raporton Reuters.

Është kjo përqindja më e lartë në Evropë dhe pak mbi atë të Mbretërisë së Bashkuar, që i ka 5.75 vdekje për një milion banorë.

(Kosova Sot Online)