Latifi: Qëllimi i faljes në shesh, të demonstrojmë që jemi më turq se turqit e më arabë se arabët

  • 19 May 2020 - 19:57
 Latifi: Qëllimi i faljes në shesh, të demonstrojmë që jemi më turq se turqit e më arabë se arabët

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar kundërshtimet në Kosovë për moshapjen e xhamive edhe për një kohë, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Latifi ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se tash në Kosovë ka filluar presioni që të lejohet falja e Bajramit në sheshe.

Sipas tij, qëllimi është “për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët”.

Ai ka kujtuar se Turqia do të futet në izolim të plotë nga 23 maji deri pas festës së Bajramit.

Shkrimi i plotë i Latifit:

Erdogan njoftoi dje se për shkak të pandemisë Turqia do të futet në izolim të plotë duke filluar që nga data 23 maj, deri pas përfundimit të ditëve të festës së Bajramit. Ndërkaq, në Kosovë, ka filluar presioni për të lejuar që ritualet masive të Bajramit të kryhen në sheshe. Qëllimi dihet: për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët. Ka 100 vjet që Serbia kërkon ta bindë botën pikërisht për këtë.

(Kosova Sot Online)