Daçiq thotë se Mali i Zi po dëshiron t’ia jap kishat serbe Kosovës

  • 19 May 2020 - 20:32
 Daçiq thotë se Mali i Zi po dëshiron t’ia jap kishat serbe Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, akuzoi Malin e Zi se është përfshirë në punët e brendshme të Serbisë dhe se ka mërzitur serbët me veprimet e tij.

Ai i referohet gjendjes së serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejtë legjitime e Serbisë.

Por hatër në Serbi ka edhe për njohjen e Kosovës.

“Është e pafytyrë të akuzohet Serbia për përzierje në punë të brendshme, ndërsa Mali i Zi brutalisht u përzie në punët e brendshme të Serbisë dhe rrënoi integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESCO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës”, tha Daçiç.

(Kosova Sot Online)