Covid-19 në botë: 325 mijë viktima dhe mbi 5 milion të infektuar

  • 20 May 2020 - 16:40
Covid-19 në botë: 325 mijë viktima dhe mbi 5 milion të infektuar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 5 milion, përkatësisht 5,016,610 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 325,543.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 93,594 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 35,341, Italia me 32,169 viktima, Franca me 28,022, dhe Spanja me 27,778.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 946 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,979,490 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

(Kosova Sot Online)