KFOR tregon praninë në pjesën veriore me ushtarët amerikanë duke hipur ne helikopter

  • 20 May 2020 - 16:52
 KFOR tregon praninë në pjesën veriore me ushtarët amerikanë duke hipur ne helikopter

KFOR’i ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë në Veri të Kosovës.

Në postimin e KFOR’it në Twitter shihet një helikopter i ushtrisë amerikane, ndërsa përmendet roli i KFOR’it për shërbimin për të gjitha komunitetet në Kosovë.  

“Ushtarët amerikanë të KFOR’it, Komanda Rajonale e Lindjes, përgatiten për të hipur në Helikopterin Blackhawk UH-60 në rajonin verior të Kosovës. Misioni i KFOR’it i drejtuar nga NATO’ja, qëndron si forcë e fuqishme dhe kredibile për ta kryer misionin e mandatuar prej Kombeve të Bashkuara për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në një postim të KFOR’it.

(Kosova Sot Online)