AUV ka konfiskuar 100 mijë kg ushqime që nuk plotësuan kushtet për konsum

  • 20 May 2020 - 17:05
 AUV ka konfiskuar 100 mijë kg ushqime që nuk plotësuan kushtet për konsum

Gjatë kohës së pandemisë në Kosovë, Agjencia i Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kontrolluar vazhdimisht cilësinë e ushqimit. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, në një lidhje direkte për mediatha se të gjithë ata që kanë tentuar të bëjnë veprime të ndaluara janë ndëshkuar sipas ligjeve në fuqi.

Thaçi tha se ndaj shkelësve janë dërguar fletëparaqitje për gjykata. Ai po ashtu theksoi se produktet janë konfiskuar dhe asgjësuar.

“Të gjithë prodhuesit dhe tregtuesit e ushqimeve kane qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për të penguar daljen në treg të çfarëdo produkti të dyshimta. Të gjitha ata që kanë tentuar të bëjnë veprime të ndaluara me ligje janë ndëshkuar. Produktet e tyre janë konfiskuar dhe asgjësuar ku kapin shifrat e 100 mijë kg/lit, produkte të të gjitha llojeve ato që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum janë asgjësuar. Ndaj shkelësve janë dërguar fletëparaqitje për gjykata. Kontrolli ushqimore si për produktet e importi po ashtu edhe të prodhimit vendor ka qenë i vazhdueshëm”, deklaroi Thaçi.

Thaçi tha se Inspektorati Sanitar i AUV-it ka qenë i kyçur direkt në frontin e parë  në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Puna e tyre ka qenë shumë e nevojshme pasi që janë një trupë profesionale ku mesin e tyre ka edhe epidemiolog të cilët bazuar në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe procedurat e kontrollit kanë kryer veprimet e duhura në terren për parandalim të përhapjes. Kanë leshur vendimet për izolim për personat qe kanë rezultuar pozitive dhe kontaktet e personit. Njëkohësisht në koordinim me IKSHP kanë identifikuar dhe dërguar për teste rastet e dyshimta”, tha Thaçi.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës inspektorët sanitar kanë shqiptuar masa admninistrative ndaj personave fizike mbi 130 raste ndaj personave juridik  rreth 120 raste. Në  mbi 200 raste kanë urdhëruar masat e dezinfektimit të hapësirave qe kanë shërbyer për publikun”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)