E vërteta e trajtimit me antibiotikë të personave të infektuar me Covid-19, OBSH jep detajet

  • 20 May 2020 - 18:19
E vërteta e trajtimit me antibiotikë të personave të infektuar me Covid-19, OBSH jep detajet

Antibiotikët nuk i trajtojnë dhe as i parandalojnë viruset, përfshirë edhe atë që shkakton COVID19.

Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri thekson se ato mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve bakteriale dytësore në pacientët e infektuar me COVID19.

Në një postim në rrjetet sociale, OBSH shpjegon pse mund t’iu jepen antibiotikë të prekurve me koronavirus

“Në pacientët me #COVID19 mund të zhvillohen infeksione bakteriale dytësore, të cilat mund të trajtohen me antibiotikë.

Është e rëndësishme që askush të mos vetë-mjekohet me antibiotikë! Antibiotikët nuk e trajtojnë dhe as e parandalojnë #COVID19.

ë‍ë‍ëPrandaj, ndiqni këshillat e mjekëve dhe merrni antibiotikë vetëm nëse do t’ju përshkruhen.

Diagnostikimi i saktë është jetik dhe ndihmon në dallimin ndërmjet infeksioneve virale (të shkaktuar nga një virus, siç është virusi #COVID19) nga infeksionet bakteriale. Punonjësit e shëndetësisë mund të vendosin për ecurinë më të mirë të trajtimit për një pacient dhe ka më pak të ngjarë që të përshkruajnë antibiotikë në mënyrë të panevojshme.

ë Higjena e duarve është e rëndësishme në çdo kohë. Garantoni #DuarTëSigurta nëpërmjet larjes rregullisht të duarve tuaja me sapun dhe me ujë.

Kollituni apo teshtini në këndin e bërrylit të përthyer apo në një kartpecetë njëpërdorimshme, e cila duhet të flaket në një kosh të mbyllur”.

Te lidhura

Ishin 18 vjeç dhe do mbeteshin pa shtëpi, këngëtarja e famshme zbulon lajmin që e mbajti të fshehtë, ka birësuar dy djem

Lufta kundër COVID-19/ SHBA 900 mijë dollarë Shqipërisë, Yuri Kim: Qëndroj me miqtë kundër kërcënimeve globale

“Je e bërë me silikon”- Enca i përgjigjet ndjekësve: Zoti derdh lot për ju

Foto nga paparazi/ Poshtë pemës, ky është vendi i preferuar i deputetëve për biseda të gjata

Investon 57 milionë paund në prona, “perandoria” e Ed Sheeran përfshin 27 apartamente, shtëpi e pallate

(Kosova Sot Online)