Latifi: Letra kërcënuese ndaj Kurtit është me përmbajtje terroriste, autori është kosovar

  • 20 May 2020 - 21:35
 Latifi: Letra kërcënuese ndaj Kurtit është me përmbajtje terroriste, autori është kosovar

Profesori Blerim Latifi ka komentuar në emision letrën kërcënuese të dërguar në adresën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Kurti këtë letër e postoi në llogarinë e tij në Facebook. Ndërkohë Latifi thotë se ai që e ka shkruar këtë fjali nuk ka njohuri të mira përmbajtja e saj është kërcënuese.

‘’Ai që e ka shkruar këtë letër shihet qartë se nuk ka njohuri të mira gramatikore. Unë e lexova atë, dhe kishte diku 6-7 fjali. E analizova dhe evidentova mbi 30 gabime drejtshkrimore’’, tha Latifi.

‘’Një gjë dihet. Autori është kosovar. Kjo për shkak të ndërtimit të fjalive. Vërehet një tendencë për të shkruar fjali mbi rregullat gramatikore serbe, përzier me standartin e gjuhës shqipe. Po ashtu, vendosja e shkronjave ë është e pa vend. Kjo karakteristikë njihet tek kosovarët. Vendsin ë ku nuk duhet dhe nuk vendosin ku duhet’’

Tutje Latifi thtoë se në gjuhën e rëndë që po ëprdoret në spektrin politik mund të kenë dorë edhe shërbimet e huaja sekrete të cilat duan destabilizim.

‘’Unë pajtohem me atë që profesori Bujar Dugolli e sheh edhe ndikim serb në Kosovë. Letra shihet se ishte shkruar me nguti. Përmbajtja e saj është terroriste. Ne po ju shikojmë ju dhe familjet e juaja, kjo fjali është kërcënuese në një demokraci. Po ashtu llogoja e vjedhur shihet se dikush që e ka shkruajtur nuk është lodhur shumë të mendohet për detaje’’, thotë Latifi.

(Kosova Sot Online)