Akuzon profesor Kelmendi: Ky është skandali, edhe Kuvendi shkelës i normave kushtetuese

  • 21 May 2020 - 06:58
Akuzon profesor Kelmendi: Ky është skandali, edhe Kuvendi shkelës i normave kushtetuese

“Kuvendi duhet të funksionon dhe nuk është si Qeveria në detyrë. Kuvendi ka kompetenca deri te nxjerrja e dekretit për shpërndarje nga Presidenti, kuptohet në bazë të vendimit të mocionit të mos besimit të Qeverisë. Deri këtu ka kompetenca. Mos kryerja e detyrave është antiligjore dhe akt i pa kuptimtë. Thjeshtë është shkelje normave kushtetuese të detyrave të Kuvendit ku do të ishte dashur të kishte pasur përgjegjësi kryesia, kryetarja, grupet parlamentare dhe deputetët. Kjo nuk do të duhej të tolerohej. Por, lufta midis grupeve të papërgjegjshme politike, pozitë - opozitë e ka sjell shtetin në krizë të thellë. Dhe këtu dihen përgjegjësit, sepse asgjë pa organizim dhe planifikim nuk bëhen. Kjo i ka sjell subjektet në pozita të rënda dhe të pa përgjegjshme në bazë të ligjit. E këtu nuk ka organ që i shëron”, thotë Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke analizuar punën që po e bënë Kuvendi i Kosovës pas mocionit të votuar kundër Qeverisë Kurti, thotë përbërja e kësaj legjislature është defunksionalizuar dhe pasivizuar tërësisht, kurse pagat që po i marrin deputetët po mbulohen duke u “arsyetuar” me agjenda krejtësisht të kota dhe jo produktive të punës. Për këtë pasivitet dhe mungesë efikasiteti në punë të legjislativit, pozita dhe opozita po e fajësojnë njëri tjetrin. E këto akuza që po bëhen publike sa nga njëri sa nga krahu tjetër politik, Kelemdni i vlerëson si lojë e sjelljes së pa përgjegjshme. Bllokimi i punës së Kuvendit, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, sipas Kelmendit nuk po ndodhë rastësisht por është një agjendë e paramenduar dhe përgatitur me kujdes nga të dyja blloqet politike, për interesat e tyre të ngushta klanore dhe puro politike.

“Pasivizimi i Kuvendit është bërë me paramendim dhe është pritur që kështu pa punë edhe të qëndron në skenën e qeverisjes se vendit. Dështimi i tillë i Kuvendit po ndikon dukshëm në dështimet e përgjithshme që po i bëhen vendit. Është papërgjegjësi që të bëhen kufizimet në lëvizje, të ndahen mjete edhe në emër të koronës dhe të jepen edhe ndihma, ndonëse janë shumë të drejta, por ato po bëhen pa i futur në Kuvend per diskutim dhe vendosje. Nëpër të gjitha shtetet është ftuar Kuvendi dhe është raportuar dhe vendosur por vetën tek ne nuk ka ndodhur kjo. Mund të thuhet se ka rrezik shëndetësor! Kjo është e vërtetët por kur ishte mocioni u mbajte seanca! Pse ajo të mos mbahet tash dhe në ato kushte. Kemi kështu një mos kryerje të detyrës së Kuvendit që nga formimi i kësaj legjislature”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

Me këtë pasivitet me të cilin po vazhdon legjislativi i Kosovës, të gjitha institucionet që i përgjigjen atij, sipas Kelmendit, kanë mbetur pa mbikëqyrje dhe pa kontroll.

“Kuvendi nuk po kryen punë në asnjë fushë. As në atë legjislative, as në atë të mbikëqyrjes së ekzekutivit dhe as në gjyqësor. Kudo veprohet pa asnjë lloj kontrolli të tyre nga themeluesit e pushtetit dhe organi më i lartë i shtetit, Kuvendi. Natyrisht se kjo nuk është ligjore. Kuvendi është ende ligjor. Ai nuk është shpërndarë dhe domosdo kërkohet të kryhen detyrat ligjore. Tash këtu shtrohen shumë pyetje:Pse nuk ftohen seancat? Pse nuk diskutohen projektligjet? Pse nuk diskutohet gjendja shëndetësore në vend? Pse nuk diskutohet puna e Qeverise në detyrë? Pse nuk diskutohen punët e ndryshme, si të gjyqësorit etj. Pse ja kemi sa të duash, por dhe mos punë kemi totale. Kjo nuk arsyetohet fare nga kryesia dhe kryetarja e Kuvendit, as nga qeveria në detyrë, grupet parlamentare dhe partitë politike. Kemi dështime të tërësishme. Kryesisht dështimi është te z. Osmani si kryetare e Kuvendit pse nuk futin takime dhe seanca pune të Kuvendit”, thotë Muhamet Kelmendi.

E kjo gjendje statike, pasive e Kuvendit, sipas Kelmendit, do të vazhdon derisa nuk zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pro dekretit Thaçi për Qeverinë LAN apo kundër saj, gjë që do të qonte në shpërbërjen e Kuvendit.

“Shkaqet e pasivitetit dhe jo funksionalitetit të Kuvendit duken se njihen. Duhet vazhduar edhe më tutje sa të mundet puna pa asnjë kontroll. Seanca e 5 qershorit është rrjedhojë juridike e vendimit që do të dali nga Gjykata Kushtetuese. Por, mos kryerja e detyrave nga Kuvendi nuk duhet të lidhet fare me këtë vendim. Kuvendi duhet të funksionon dhe nuk është si Qeveria në detyrë. Kuvendi ka kompetenca deri te nxjerrja e dekretit për shpërndarje nga Presidenti, kuptohet në bazë të vendimit të mocionit të mos besimit të Qeverisë. Deri këtu ka kompetenca. Mos kryerja e detyrave është antiligjore dhe akt i pa kuptimtë. Thjeshtë është shkelje normave kushtetuese të detyrave të Kuvendit ku do të ishte dashur të kishte pasur përgjegjësi kryesia, kryetarja, grupet parlamentare dhe deputetët. Kjo nuk do të duhej të tolerohej. Por, lufta midis grupeve të papërgjegjshme politike, pozitë - opozitë e ka sjell shtetin në krizë të thellë. Dhe këtu dihen përgjegjësit, sepse asgjë pa organizim dhe planifikim nuk bëhen. Kjo i ka sjell subjektet në pozita të rënda dhe të pa përgjegjshme në bazë të ligjit. E këtu nuk ka organ që i shëron”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)