E thotë eksperti i sigurisë: Gjykata Speciale në përgatitje të ofensivës verore, këto janë krimet që do të zbulohen

  • 21 May 2020 - 07:03
E thotë eksperti i sigurisë: Gjykata Speciale në përgatitje të ofensivës verore, këto janë krimet që do të zbulohen

“Edhe pse shkoj një kohë e konsiderueshme dhe u stërzgjatë kjo kohë e fillimit të këtij gjyqi, është e kuptueshme se ata që duhet të përgjigjen para këtij gjyqi, këtë gjykim po e presin me ankth dhe me një “dro-tërmet” sepse do të zbardhen rastet e shumë vrasjeve që janë bërë deri më tani, e sidomos gjatë luftës dhe pas luftës, dhe nëse zbulohen rastet e shumëpritura nga opinioni edhe për popullatën tonë, do të sqarohen shumë enigma që ishin si të tilla deri më tani, dhe vrasësit a atyre njerëzve që i njeh populli ynë si njerëz të devotshëm dhe me kontribut për Kosovën. Dihen emrat e tyre për qytetarët, sikur Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rracit, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj e shumë të tjerë, me qindra, e që janë vra. Kryesit e këtyre veprave duhet ti marrin dënimet e merituara, që populli do ti mirëpret ato dënime, dhe njëherë e përgjithmonë do të zbardhen këto vrasje makabre që janë bërë, dhe njëherë e mirë do të zbulohen dhe argumentohen shkaqet e vërteta të këtyre vrasjeve”, thotë Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava, thotë se bazuar në raportimet e deritanishme rreth përgatitjes së Gjykatës Speciale- Dhomave të Specializuara, për tu marr me rastet konkrete, ngritjen dhe konfirmimin e aktakuzave për të filluar proceset gjyqësore, është shumë pritshme që kjo fazë e re e punës të fillon në mesin e verës së këtij viti. Tërnava thotë se kanë kaluar 5 vite që nga votimi i saj në Kuvend, ka pasur plotë sfida dhe pengesa, deri te tentativa për ta shuar atë, por ajo nuk ka ndodhur dhe tash duhet të vepron sipas ligjit.

“Gjykata Speciale në Hagë, e cila u formua në bazë të miratimit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, është ligjore që nga viti 2015, e që si qëllim e ka spastrimin e luftës së UÇK-se, nga disa individ të UÇK-se, që dyshohen se kanë krye krime të rënda gjatë dhe pas luftës, e që iniciues i formimit të kësaj gjykate ishte Dik Marti, deputet i Parlamentit te BE. Të freskëta i kemi kujtimet e formimit të kësaj Gjykate Speciale, kur për habinë më të madhe iniciuesi kryesor i formimit të kësaj gjykate në parlamentin e Kosovës, ishte po ai person që u përfol dhe u akuzua nga Dik Marti për krimet e luftës, gjatë dhe mbas luftës, dhe që si i tillë u përmend me emër dhe mbiemër e që ishte Hashim Thaçi. Ky kontribuoj që të miratohet ky vendim edhe prandaj ka ndikuar te shumë deputet që ishin kundër kësaj gjykate, duke iu bërë presion që ta votojnë me pretekstin se vetëm në këtë mënyrë do të spastrohet UÇK-ja”, thotë Hajrullah Tërnava.

Sido qoftë, Tërnava thotë se sfiduese për punë më efikase të kësaj gjykate ishin përpjekjet për ta shuar, pasi që sipas tij, nuk i kishte dal Hashim Thaçit premtimi që e ka marr në fillim, që ai të mbetet i pa prekshëm i amnistuar nga kjo gjykatë, prandaj e provokoi një lloj grusht shteti ndaj saj por ai rezultoi i dështuar dhe tani gjithçka po shkon rrugës ligjore, ndonëse pengesat janë evidente edhe tani.

“Dy vite mbas, ishte po vet Hashim Thaçi me të tjerët afër tij, ishte pishmangjia që u mundua ta zhbëjë këtë gjyq në Parlamentin e Kosovës, por pa sukses, e për shkaqe që deri më tani nuk i ka shpjegua, por që dyshohet se ka pas premtime se nëse formohet ky Gjyq ai do tq lirohet nga përgjegjësia në këtë gjyq. Gjyqi në fjalë, e ka fillua punën dhe është normale të priten tani edhe arrestimet e para, mbasi janë ngritur aktakuzat e para. Prandaj lirisht mund të thuhet se kjo verë që po vije për ata të dyshuarit, do të jetë një verë e nxehtë e fillimit aktiv të punës së Gjykatës Speciale, në mënyrë të përshkallzuar krahas kalimit të pandemisë së koronavirusit, sidomos pas deklarimit të zyrtarëve të saj se Gjykata Speciale është e gatshme dhe shpejt do të nisin proceset gjyqësore, mbi bazën e aktakuzave që janë deponuar dhe ngritur deri me tani”, thotë Hajrullah Tërnava.

Deri më tani janë rreth 250 persona që janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hage ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, e që shumë prej tyre janë nga hierarkia e lartë e UÇK-së dhe ish-Komandanta të Zonave, prandaj Tërnava thotë se presioni politik mbi këtë Gjykatë do të vazhdon, e sa do të jetë i ndikueshëm, le të mbetet të shihet. Më rëndësi sipas tijë është të fillojnë proceset gjyqësore dhe sidomos është me interes të zbardhet e vërtetë par ato akuza dhe dyshime që lidhen me vrasjet politike.

“Supozohet se në mënyrë të konsiderueshme do të ndikohet nga puna e kësaj gjykate edhe skena politike e Kosovës, sidomos ish partitë e krahut të luftës, kur dihet se në përgjithësi të dyshuarit vijnë nga tre partitë kryesore politike që thirren si trashëgimtare të vetme të luftës së UÇK-së. Edhe pse shkoj një kohë e konsiderueshme dhe u stërzgjatë kjo kohë e fillimit të këtij gjyqi, është e kuptueshme se ata që duhet të përgjigjen para këtij gjyqi, këtë gjykim po e presin me ankth dhe me një “dro-tërmet” sepse do të zbardhen rastet e shumë vrasjeve që janë bërë deri më tani, e sidomos gjatë luftës dhe pas luftës, dhe nëse zbulohen rastet e shumëpritura nga opinioni edhe për popullatën tonë, do të sqarohen shumë enigma që ishin si të tilla deri më tani, dhe vrasësit a atyre njerëzve që i njeh populli ynë si njerëz të devotshëm dhe me kontribut për Kosovën. Dihen emrat e tyre për qytetarët, sikur Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rracit, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj e shumë të tjerë, me qindra, e që janë vra. Kryesit e këtyre veprave duhet ti marrin dënimet e merituara, që populli do ti mirëpret ato dënime, dhe njëherë e përgjithmonë do të zbardhen këto vrasje makabre që janë bërë, dhe njëherë e mirë do të zbulohen dhe argumentohen shkaqet e vërteta të këtyre vrasjeve’, thotë Hajrullah Tërnava.

Edhe pse do të ketë akuza për disa krime dhe shkelje të ligjeve të luftës, për individët e caktuar, Tërnava thotë se lufta e pastër si tersi nuk do të mundë të njolloset nga ata që e marrin dënimin merituar sepse UÇK-ja ka luftuar në vendin e vetë për ta çlirua Kosovën, dhe luftëtarë e saj të ndershëm duhet të jenë krenar për luftën që e kanë bërë ndaj okupatorit serb.

(Kosova Sot Online)