Gjërat nuk duken aspak mirë, Princ Harry merr trajtim në klinikë psikiatrike

  • 21 May 2020 - 10:25
Gjërat nuk duken aspak mirë, Princ Harry merr trajtim në klinikë psikiatrike

Duket se nuk gjërat po shkojnë si duhet për Princ Harry-n. Pas largimit nga familja mbretërore, gjendja e tij mendore nuk është e mirë.

Sipas revistës “Globe”, ai është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik. Dhimbja e mbajtur brenda që nga vdekja e nënës së tij në 1997 apo vendimi për t’u larguar nga familja mbretërore, pasi nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij, e kanë rënduar shumë gjendjen e tij psikologjike.

Tashmë ai dhe Meghan kanë vendosur të jetojnë larg vëmendjes mediatike dhe rregullave të pallatit mbretëror.

(Kosova Sot Online)