Kërkohen sanksione të ashpra, stop trafikimit mandatit të deputetit dhe votës qytetare

  • 21 May 2020 - 18:08
Kërkohen sanksione të ashpra, stop trafikimit mandatit të deputetit dhe votës qytetare

“Në asnjë vend të botës nuk ndodhë që të garosh për një parti tjetër, të fitosh mandatin e deputetit dhe të kalosh tek ndonjë parti tjetër. Në vende të tjera mandati i mbetet asaj partie për të cilën ke garuar, sepse i bie vjedhje mandati nëse do të lejoheshin gjëra të tilla. Edhe tek ne do të duhej të bëhej me ligj ndalimi i trafikimit të deputetëve. Në të kundërtën në çdo legjislaturë do të kemi trafikim të deputetëve”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Trafikimi i deputetëve nga një grup parlamentar bë tjetrin, që po reflekton edhe në prishjen e balancave të përfaqësimit politik në kuvend dhe prodhimin artificial të krizave politike e institucionale, është një fenomen që po e përcjell Kosovën sidomos në këto 12 vitet pas shpalljes së pavarësisë. Analistë dhe ekspert të legjislacionit zgjedhor kërkojnë që me reformën zgjedhore që duhet të ndodhë në mandatin e ri qeverisë, ti jepet fund kësaj praktike të kontrabandimit dhe shitblerjes së mandatit të deputetit të zgjedhur me një ligj përkatës, pasi që ligjërisht deputetët e zgjedhur nga populli marrin mandate me një program dhe platformë të subjektit të caktuar politik dhe të njëjtën duhet ta respektojnë e mbrojnë deri në fund, sepse ajo platformë ju ka mundësuar atyre që të zgjidhen dhe ta përfaqësojnë atë në organin legjislativ, për ata që janë pjesë e koalicionit qeverisës, duhet ta mbrojnë edhe programin dhe platformën e qeverisjes po nga ai apo ato subjekte politike. Kështu thotë analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit praktika e trafikimit të mandatit dhe votës qytetare duhet të ndalohet sepse model i kësaj loje për interesa të ngushta, në rajonin e Ballkanit janë vetëm Kosova dhe Shqipëria. “Kosova dhe Shqipëria janë vende të çudirave. Edhe pse jemi komb i vogël, dimë të prodhojmë gjëra që pak dinë të bëjnë gjëra të tilla. Tek ne punën e deputetit nuk e shohin si post që t'i shërbej qytetarit prej të cilit është votuar, por e sheh si vend pune dhe për t'i shërbyer grupeve të interesit, sepse vota i mbron interesat e këtyre grupeve”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Loja me mandatin e besuar dhe votën e dhënë nga qytetarët, sipas Faik Krasniqit duhet të ndalohet me ligj. “Në asnjë vend të botës nuk ndodhë që të garosh për një parti tjetër, të fitosh mandatin e deputetit dhe të kalosh tek ndonjë parti tjetër. Në vende të tjera mandati i mbetet asaj partie për të cilën ke garuar, sepse i bie vjedhje mandati nëse do të lejoheshin gjëra të tilla. Edhe tek ne do të duhej të bëhej me ligj ndalimi i trafikimit të deputetëve. Në të kundërtën në çdo legjislaturë do të kemi trafikim të deputetëve”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)