Sveçla i shkon në vizitë Myftiut Tërnava

  • 21 May 2020 - 18:20
 Sveçla i shkon në vizitë Myftiut Tërnava

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku është pritur nga Myftiu, Naim Tërnava.

Në këtë takim, thuhet në njoftimin e MPBAP’së, u bisedua për përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në luftën kundër pandemisë me Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe disiplinë nga të gjithë qytetarët.

“Me këtë rast Myftiu Tërnava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-ut do të vazhdojnë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme”, njofton ministria.

Sveçla ka falënderuar BIK-un dhe në veçanti Myftiun Tërnava, për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektim të masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithë mbarshme për tejkalimin sa më mirë të kësaj situate.

(Kosova Sot Online)