Vritet një burrë në Gjakovë, dyshohet se e bëri vajza e tij me të meta mendore

  • 21 May 2020 - 19:44
 Vritet një burrë në Gjakovë, dyshohet se e bëri vajza e tij me të meta mendore

Dyshohet se një vajzë me çrregullime mendore e ka vrarë babanë e saj në Gjakovë. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur sot në rrugën “Sabrije Vokshi”, brenda shtëpisë së viktimës.

Rastin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se trupi i viktimës është gjetur nga kujdestarja familjare, ndërkaq afër tij ishte edhe vajza.

Të dy kanë lëndime trupore, për çka Xhurkaj ka thënë se vrasëse potenciale mund të jetë e bija.

“Sot rreth orës 12:05 Stacioni Policor në Gjakovë ka marr informatën për një trup të pajetë në një shtëpi në rrugën ”Sabrije Vokshi” Gjakovë. Viktima M/SH/K rreth 87 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga kujdestarja e familjes. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet e hetuesisë rajonale, krim teknika dhe ekipi mjekësor i emergjencës të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Fillimisht, rasti është inicuar si hetim i vdekjes por më vonë gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe intervistimit të dëshmitarëve, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë rikualifikim i veprës penale nga hetim i vdekjes në Vrasje. Në cilësi të të dyshuarës është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një femër rreth 58 vjeçare por e njëjta për shkak të gjendjes së saj mendore është hospitalizuar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal ”Isa Grezda” në Gjakovë nën mbikëqyrje të policisë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë.”, ka thënë ai.

Sipas tij, e njëjta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Ndërkaq me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)