Ja si është vënë edhe Gjykata Speciale për krimet e luftës nën kontrollin politik të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit

  • 22 May 2020 - 06:54
Ja si është vënë edhe Gjykata Speciale për krimet e luftës nën kontrollin politik të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit

“Puna e Gjykatës Speciale nuk lidhet më fort, vetëm me virusin Covid 19, sa lidhet me disponimin e Vuçiqit se kënd ka interes shteti i tij, ta gjykojë e kënd jo, madje që nga viti 2015 kur është formuar Gjykata Speciale, të gjitha shtyrjet duket se janë bërë vetëm për shkak të Hashim Thaçit, duke pritur se a mund ta ndaj ai Kosovën dhe realizojë të gjitha planet e Serbisë mbi Kosovën, në mënyrë që të përjashtohet nga ndjekja penale, e nëse jo të dënohet edhe ai, si gjithë të akuzuarit e tjerë nga kjo gjykatë. Kështu që,megjithëse Gjykata Speciale nuk e ka ndaluar tërësisht punën, ajo ka ulur në masën më të madhe të mundshme intensitetin e veprimit në pritje të kahes së zhvillimeve në Kosovë, e jo vetëm për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe sipas deklarimit të zyrtarëve të saj, tanimë po afrohet një verë e nxehtë kur kjo Gjykatë përfundimisht do të nisë punën, mbi bazën e aktakuzave që janë deponuar dhe ngritur deri më tani, për t’i zhvilluar proceset e para gjyqësore”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Edhe pse zyrtarët e Gjykatës Speciale, kanë paralajmëruar një angazhim më intensiv në trajtimin e rasteve të para, aktakuzave të deponuara në Prokurorinë Dhomave të Specializuara gjatë muajve të parë të vitit 2020, analistët politik e kanë humbur besimin për pavarësinë , profesionalizmin dhe efikasitetin që do të duhej karakterizuar këtë Gjykatë në punën e saj sipas ligjit. Në pritje të shqyrtimit të aktakuzave të para, zyrtarë të kësaj gjykate me seli në Hagë , zëdhënësi Michael Doyle ka thënë Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një mjedis të sigurt, dhe pavarësisht pandemisë së COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës. Mirëpo analisti politik Gani Qarri thotë se stërzgjata e fillimit të punës së kësaj Gjykate dhe disa ndryshime që kanë ndodhur atë, lënë pak për të besuar në profesionalizëm dhe pa anshmëri, pa dirigjim nga politika.

Po të ishte kjo një Gjykatë e drejtë dhe e pa varur tërësisht në punën e saj, Sipas Qarrit, nuk do të duhej ndjekur luftëtarët e vërtetë të lirisë, por ata që abuzuan në emër të luftës, gjatë dhe pas luftës, që u zhytën në keqpërdorime brutale të situatës për përfitime personale.

“Megjithëse ndjekja dhe dënimi i ushtarëve të njëmendtë të UÇK-s, është çështje tejet e dhembshme dhe e ndjeshme shumë, jo vetëm politikisht, por edhe shpirtërisht për popullin e Kosovës, të lidhur kaq ngushtë me këtë ushtri, kur bie fjala për ata të cilët për më shumë se 20 vite me radhë nuk e kanë dëshmuar veten për asgjë tjetër përveçse për hajni, zhvatje dhe keqpërdorim brutal të çdo gjëje në Kosovë, askush më nuk ndjen kurrfarë dhembje as keqardhje por çlirim shpirtëror e fizik prej një klani keqbërësish dhe mafiozësh të cilët përmbi dy dekada varfëruan si është më keq qytetarët, izoluan vendin nga e gjithë bota demokratike dhe shkatërruan gjithë sistemin shtetëror të Kosovës. Në anën tjetër, që nga dorëheqja e papritur me 31 mars të vitit 2018 e Kryeprokurorit të Tribunalit të Gjykatës Speciale David Schvendimann, kam përshtypjen se kjo gjykatë ka marrë plotësisht ngjyrim politik dhe jo vetëm që dirigjohet direkt nga Aleksandër Vuçiq dhe qeveria serbe, por nga atëherë është edhe vënë plotësisht në shërbim të Serbisë”, thotë analisti politik Gani Qarri.


“Puna e Gjykatës Speciale nuk lidhet më fort, vetëm me virusin Covid 19, sa lidhet me disponimin e Vuçiqit se kënd ka interes shteti i tij, ta gjykojë e kënd jo, madje që nga viti 2015 kur është formuar Gjykata Speciale, të gjitha shtyrjet duket se janë bërë vetëm për shkak të Hashim Thaçit, duke pritur se a mund ta ndaj ai Kosovën dhe realizojë të gjitha planet e Serbisë mbi Kosovën, në mënyrë që të përjashtohet nga ndjekja penale, e nëse jo të dënohet edhe ai, si gjithë të akuzuarit e tjerë nga kjo gjykatë. Kështu që,megjithëse Gjykata Speciale nuk e ka ndaluar tërësisht punën, ajo ka ulur në masën më të madhe të mundshme intensitetin e veprimit në pritje të kahes së zhvillimeve në Kosovë, e jo vetëm për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe sipas deklarimit të zyrtarëve të saj, tanimë po afrohet një verë e nxehtë kur kjo Gjykatë përfundimisht do të nisë punën, mbi bazën e aktakuzave që janë deponuar dhe ngritur deri më tani, për t’i zhvilluar proceset e para gjyqësore”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Analisti Qarri thotë se janë të pakta vetëm dy aktakuza të deponuara pranë Dhomave të Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në muajin prill të këtij viti, shqyrtimi duhet të jetë i shpejtë sepse muaji korrik është afati i fundit i gjashtëmujorit brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë.

Qarri thotë se kjo gjykatë nuk po tregohet aspak transparente sepse sipas parimit të bazuar ne ligjin e kësaj gjykate, përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Për shkak të ndikimit të politikës në këtë Gjykatë, sipas Qarrit, shumë nga të dyshuarit do ti shpëtojnë ndjekjes, përmes pazareve të ndryshme kështu që edhe skena politike nuk do ta përjeton atë tronditjen për të cilën është folur aq shumë.

“ Siç dihet deri më tani, janë ftuar rreth 250 persona nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë e shumë prej tyre janë nga hierarkia e lartë e UÇK-së, apo ish-Komandantë të Zonave. Por me gjithë alarmet e rrejshme, të cilat më tepër bëhen për propagandë ditore, skena politike e Kosovës dhe ish partitë e krahut të luftës, nuk pritet të ndikohen aq fort nga puna e kësaj Gjykate, ani pse në përgjithësi të dyshuarit vijnë nga tre partitë kryesore politike që thirren si trashëgimtare të luftës së UÇK-së, për faktin e ditur, se janë ata vet, të cilët e kanë votuar këtë Gjykatë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)