Alarmon profesori: E vërteta për planin e ndarjes së Kosovës po zbulohet nga diplomati amerikan Burns

  • 22 maj 2020 - 07:02
Alarmon  profesori: E vërteta për planin e ndarjes së Kosovës po zbulohet nga diplomati amerikan Burns

“Z. Burns vjen nga një skenë politike që i njeh dhe përcjell diskutimet, planet dhe çdo lëvizje në Ballkan. Ai ishte dhe është diplomat i lartë dhe me të dhënën e tille ka paralajmëruar skenën politike ndërkombëtare dhe atë të vendit në Kosovë e në Shqipëri sikundër edhe amerikane mbi planet për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Mos të ishte kjo e dhënë nuk ka kuptim një deklaratë e tillë. Nuk ka pse z. Burns të del me deklarata të karakterit të tillë. Kur shteti nuk rrezikohet, nuk ka pse të deklarohet kjo çështje. Në atë ai tha se SHBA-të dhe UE po punojnë për një marrëveshje që dërgon te humbja e sovranitetit dhe të territorit të shtetit të Kosovës. Kjo gjendje e ka detyruar thënien për të ruajtur tërësinë territoriale dhe shtetin e Kosovës. Mbi këtë bazë kërkoi edhe anëtarësimin në OKB dhe ne mekanizmat euro-atlanike. Me këtë u dha për të kuptuar se Kosova gjendet para rrezikut më të madh në 100 vitet e fundit për tu copëtuar më tej”, thotë Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i njohur universitar, i së drejtës, Muhamet Kelmendi, në analizën e tij ndaj deklaratës së politologut nga Universiteti i Harvardit, Nicholas Burns, i cili ka thënë edhe pse sot Kosova është e pavarur, SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial, konstaton se kjo deklaratë është sinjal I qartë që zbulon ekzistimin e planit për ndarjen e Kosovës në tavolinë të bisedimeve me Serbinë dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar. “SHBA dhe BE duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe për ta parë atë të bëhet një anëtar i OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar Burns në Tviter.

E profesor Kelmendi thotë se rreziku që i kanoset shtetit të Kosovës nga cenimi i sovranitetit vjen e bëhet akoma më real në këtë fazë serioze dhe vendimtare të zhvillimit të dialogut, në të cilin proces përveç ndërmjetësimit nga BE dhe SHBA, së fundi është e interesuar të përfshihet edhe Rusia.

“Në kuadër të politikës, sidomos asaj amerikane dhe euro-aziatike, thirrjet e tilla tregojnë situatën që është në një vend dhe rreziqet që i ka ai vend nga anët, diskutimet apo dialogët e fshehta që bëhen nën rrogoz. Kështu është edhe me thirrjen e diplomatit amerikan, z. Nicholas Burns, i cili me siguri ka të dhëna konkrete. Z. Burns vjen nga një skenë politike që i njeh dhe përcjell diskutimet, planet dhe çdo lëvizje në Ballkan. Ai ishte dhe është diplomat i lartë dhe me të dhënën e tille ka paralajmëruar skenën politike ndërkombëtare dhe atë të vendit në Kosovë e në Shqipëri sikundër edhe amerikane mbi planet për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Mos të ishte kjo e dhënë nuk ka kuptim një deklaratë e tillë. Nuk ka pse z. Burns të del me deklarata të karakterit të tillë. Kur shteti nuk rrezikohet, nuk ka pse të deklarohet kjo çështje. Në atë ai tha se SHBA-të dhe UE po punojnë për një marrëveshje që dërgon te humbja e sovranitetit dhe të territorit të shtetit të Kosovës. Kjo gjendje e ka detyruar thënien për të ruajtur tërësinë territoriale dhe shtetin e Kosovës. Mbi këtë bazë kërkoi edhe anëtarësimin në OKB dhe ne mekanizmat euro-atlanike. Me këtë u dha për të kuptuar se Kosova gjendet para rrezikut më të madh në 100 vitet e fundit për tu copëtuar më tej”, thotë Muhamet Kelmendi.

Madje, sipas Kelmendit, kjo ndarje nuk nënkupton vetëm disa fshatra e rajone të vogla të banuara me popullatë serbe por shkon përtej atyre, në thellësi e brendi të territorit të Kosovës.

“Këtu nuk është fjala për fshatrat dhe Leposaviqin serb, por për Mitrovicën, Ujmanin, Trepçën dhe exterritoret serbe në Kosovë. Me këtë zgjidhje humb shteti dhe Kosova si territor përfundon. Pa një lidhje gjeografike dhe ekonomiko-shoqërore të vendit dhe popullit shteti humb. Nuk ka mundësi që me pushtete të huaja, pa pushtet të Republikës, me exterritore, me ndarje të brendshme të funksionoje shteti. Ai ashtu nuk ka jetë. Këtë duhet ndalur. Jo Leposaviqin me fshatra, por pjesët vitale, si Mitrovica, Ujmani, Trepça dhe tërë Kosova Lindore janë territore shqiptare dhe me to nuk duhet bërë pazare. Kush e bënë këtë e bënë një vepër rë rëndë penale dhe të dënueshme kombëtarisht”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)