E thotë profesori i së drejtës: Me ndryshim të Kushtetutës të ndalohet trafikimi dhe riciklimi i deputetëve nga krimi i organizuar

  • 22 May 2020 - 13:28
E thotë profesori i së drejtës: Me ndryshim të Kushtetutës të ndalohet  trafikimi  dhe riciklimi i deputetëve nga krimi i organizuar

“Rrethanat individuale politike mbrohen me mandatin individual e jo partiak, pastaj kjo çështje shfrytëzohet nga deputetët për të bërë shumë para, madje edhe jashtë partisë së vetë, jep dhe merr post në ekzekutiv, apo kushtëzon për të shkuar në shërbim diplomatik. Gjithçka çka mundet për të përfituar e shfrytëzon dhe e përfiton. Shumë lojëra individuale luhen nga deputetët për qëllime të tyre personale. Këto lojëra bëhen edhe më të egra dhe më me interes kur të i shtohet se shumica e tyre janë të pa punë, e atëherë kuptohet se duhet të kalkulojnë në këtë çështje për përfitimit personal sa më shumë dhe pa u ndal”, thotë analisti politik dhe eksperti i legjislacionit zgjedhor Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, ekspert i fushës së legjislacionit zgjedhor, kërkon që pa vonesë institucionet e shtetit ti qasen një reforme të thellë, serioze të Kushtetutës dhe legjislacionit të zgjedhjeve që në Republikën e Kosovës , prej se është miratuar Kushtetuta dhe ka hyrë në Fuqi, nuk ka pasur një rishikim dhe ndryshim substancial. Si rezultat i kësaj gjendje kemi edhe kriza të shpeshtë në institucionet e zgjedhura, Kuvend dhe Qeveri, sepse është praktika e kontrabandimit të deputetëve, shitblerjes së tyre nga grupe të caktuara të interesit brenda Kuvendit të Kosovës që pastaj ndikojnë në fuqinë politike të njërit apo grupit tjetër parlamentar, dhe prishin ekuilibrin politik dhe përfaqësues në Kuvend, por edhe të funksionimit të qeverisë. Sipas Burjanit, lëvizjet e tilla të deputetëve, në shumë raste janë të nxitura edhe nga nëntoka kriminale, dhe ato bien ndesh me vullnetin e elektoratit dhe premtimet elektorale të deputetit kështu që këtë praktikë duhet sanksionuar dhe ndaluar më ligj dhe me ndryshimet kushtetuese në vijim. Për më tepër se kaq, sipas Burjanit, riciklimi i deputetëve nga një subjekt në tjetrin, nga një grupim parlamentar në tjetrin lenë shije të keqe tek qytetarët, gjegjësisht tek votuesit të cilët kanë votuar për një listë zgjedhore, ndërsa deputeti me kalimin në grupimin tjetër parlamentar, drejtpërdrejtë e kontrabandon vullnetin e tyre për interesa personale apo klanore, duke u bërë edhe pjesë e subjektit politik të lidhur me krimin e organizuar.

“Me kalimin e kohës që nga Kushtetua aktuale, rrethanat politike kanë ndikuar shumë që duhet të ndryshohet kushtetuta dhe të ndodh reforma zgjedhore. Këto tema janë imediate sepse janë deformimet e mëdha që po ndodhin pa ndal, dhe janë pasojë e Kushtetutës së pa ndryshuar dhe të pa reformuar gjatë këtyre viteve. Këtë mundësi po e abuzojnë më së miri deputetët. Deputetët fitojnë në emër të asaj partie politike pastaj ikin e gjejnë tjetër strehë politike. Këtë ua mundëson sistemi elektoral, lista e hapur,pra sistemi proporcional aktual e mundëson në secilin variant, edhe te lista e mbyllur . Prandaj duhet ndryshuar Kushtetuta dhe legjislacioni zgjedhor konformë Kushtetutës”, thotë Blerim Burjani.

Duke qenë një situatë e tillë e mundësisë së manipulimit, Burjani thotë se deputetët lënë anash programin dhe interesin e subjektit politik, për të përfituar maksimalisht vetëm për interesat individuale.

“Rrethanat individuale politike mbrohen me mandatin individual e jo partiak, pastaj kjo çështje shfrytëzohet nga deputetët për të bërë shumë para, madje edhe jashtë partisë së vetë, jep dhe merr post në ekzekutiv, apo kushtëzon për të shkuar në shërbim diplomatik. Gjithçka çka mundet për të përfituar e shfrytëzon dhe e përfiton. Shumë lojëra individuale luhen nga deputetët për qëllime të tyre personale. Këto lojëra bëhen edhe më të egra dhe më me interes kur të i shtohet se shumica e tyre janë të pa punë, e atëherë kuptohet se duhet të kalkulojnë në këtë çështje për përfitimit personal sa më shumë dhe pa u ndal”, thotë analisti politik dhe eksperti i legjislacionit zgjedhor Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)