10 vjet bashkëpunim, SHBA-ja i jep Serbisë 20.3 milionë dollarë ndihmë

  • 22 May 2020 - 17:20
 10 vjet bashkëpunim, SHBA-ja i jep Serbisë 20.3 milionë dollarë ndihmë

Organizata shtetërore amerikane USAID sot me rastin e dhjetë vjetorit të bashkëpunimit ka vendosur që të ndajë për Serbinë një vlerë shtesë prej 20.3 milionë dollarëve.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Beograd këto mjete dedikohen për përmirësimin e sektorit të ekonomisë dhe për të pasur një ekonomi konkurruese, për sundim më të mirë të ligjit, administratë më efikase, për një mjedis më të mirë mediaik dhe për luftën kundër korrupsionit.

Marrëveshja është nënshkruar në mes të USAID dhe Ministrisë për Integrime Evropiane..

USAID dhe Departamenti i Shtetetit Amerikan sot gjithashtu i kanë ndarë edhe Republikës së Kosovës 500 mijë dollarë shtesë për luftën kundër pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)