Covid-19 në Itali: 130 viktima dhe 652 raste të reja në 24 orët e fundit

  • 22 May 2020 - 18:44
 Covid-19 në Itali: 130 viktima dhe 652 raste të reja në 24 orët e fundit

Italia vazhdon betejën e saj kundër koronavirusit.

Viktimat vazhdojnë të regjistrohen dita ditës dhe në 24 orët e fundit janë 130 të vdekur më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32,626.

Gjithashtu janë verifikuar 652 raste pozitive më shumë duke e çuar në 228,658 numrin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë deri më sot.

Numri i personave aktiv të infektuar janë reduktuar në 59,322.

8,947 prej tyre po kurohen në struktura spitalore dhe 595 në repartet e terapisë intensive.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 2,160. Numri i tyre i përgjithshëm deri më sot është 136,720.

Në rajonin e Lombardisë janë 57 viktima më shumë se një ditë më parë dhe numri i tyre ka arritur në 15,784 dhe 86,334 janë të infektuar nga Covid 19 në këtë territor.

Numri i tamponeve të kryer në Itali është 3,318,778

(Kosova Sot Online)