Aksident në Tiranë, makina përplas 2 çiklistë

  • 22 May 2020 - 18:54
 Aksident në Tiranë, makina përplas 2 çiklistë

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në Tiranë.

Raportohet se një automjet ka goditur dy biçiklistë të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 tek mbikalimi i Saukut.

”Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)